Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Sorcea ka folur për zgjedhjet e anëtareve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ambasadori i BE-së shprehet se është një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi.
Ambasadori i ri i Bashkimit Europian thekson faktin se po pret me padurim që javën e ardhshme të nisë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucione këto të cilat do i japin garanci zbatimit të Reformës në Drejtësi.
“Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLP dhe KLGJ”, thuhet në reagim.