Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj të tjera hetimet për Klement Baliliin i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’. Zgjatja e hetimeve bëhet për shkak të hetimeve në shtetin grek për këtë çështje.
Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Kelmend Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim. Prokuroria kërkon të dhënat nga Greqia për mbylljen e procesit.
Pala greke ka sjellë materialet e para për Klement Balilin, ndërsa në Greqi po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës. Pala shqiptare ka kërkuar aktet e bashkëlidhura nga pala greke dhe pasi të ketë dosjen e plotë do të vendosë për ceshtjen ‘Balili’.