Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Serbi dhe pastaj në Kosovë nga 7-11 janar.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se Verma në Tiranë do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Më tej theksohet se ai do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e rëndësishme për Ulriainën si nje anëtare e NATOS dhe pritjen dhe strehimin e afganëve.
Pas vizitë në Shqipëri Zëvendës Sekretari do të vizitojë edhe Serbinë ndërsa gjatë vizitës së tij do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.
Në axhendën e tij bënë pjesë dhe Kosova ku do diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike.