osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Zëri i Amerikës”: Ja pse Ilir Meta nuk e shkarkon Ditmir Bushatin

“Zëri i Amerikës”: Ja pse Ilir Meta nuk e shkarkon Ditmir Bushatin

Fakti që për 7 muaj me radhë, në postin zëvendësministrit të Jashtëm, zoti Gent Cakaj kishte shmangur sipas presidentit të Republikës, pajisjen me certifikatë sigurie, ishte një nga shkaqet zyrtare që cuan në vendimin e kreut të Shtetit për të refuzuar emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare.

Sipas shpjegimeve të zotit Meta, veprimi i zotit Cakaj “është shkelje penale, dhe një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”.

Një ditë pas vendimit për refuzimin e kandidaturës së tij, sot kreu i Shtetit ju drejtua parlamentit për të kërkuar një hetim ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pikërisht për rastin e zotit Cakaj.

Ky i fundit, sipas shkresave zyrtare së cilave i referohet zoti Meta, ka aplikuar për Certifikatën e sigurisë vetëm me 3 Janar, dhe ka marrë përgjigjen brenda 24 orësh.

Koha mjaft e shkurtër e verifikimit “nuk ofron besueshmërinë e duhur të certifikatave të sigurisë”, shprehet zoti Meta, aq më tepër që sipas Presidencës, duke qenë se zoti Caka, mban dy shtetësi, dhe atë të Kosovës, si dhe ka studiuar jashtë në Belgjikë e Hungari për një kohë të gajtë, verifikimet ndaj tij duhet të ishin shtrirë dhe në këto shtete.

“Një proces verifikimi i kryer në me pak së 24 orë krijon dyshime të rëndapër veprimtarinë aspak objective dhe në kundërshtim me ligjet”, shkruan presidenti në kërkesën drejtuar Parlamentit.

Në një deklaratë publike, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar shprehet megjithatë se ajo ka kryer të gjitha procedurat konform me ligjin dhe se “administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës.

Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për zotin Gent Cakaj, nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ”.

Drejtoria pranon se e ka lëshuar certifikatën me 4 Janar, pa treguar se kur e ka marrë kërkesën dhe duke lënë pa përgjigje pretendimin e presidencës se ajo duhet të kishte bërë verifikime dhe në Belgjikë e Hungari.

Vendimi i djeshëm i presidentit Meta për të refuzuar kandidaturën e zoti Cakaj, hapi dhe një herë debatin mbi kompetencën ose jo të presidentit të Republikës për të ndërmarrë një veprim të tillë.

Për momentin mbetet e paqartë se si do të shkojë kjo përplasje e re mes Qeverisë dhe Kreut të Shtetit, i cili nuk ka pranuar në ndërkohë të firmosë as shkarkimin e ministrit aktual Ditmir Bushati, pa dhënë asnjë shpjegim ligjor për këtë vendim, i cili duket më shumë si një përpjekje për të mos i lënë mundësi kryeministrit që ta drejtojë diplomacinë përmes zoti Cakaj, edhe nga pozicioni i zëvendës ministrit./VOA