Këngëtarja Evi Reçi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të familjes së xhaxhait të saj Eduard Reçi nga tërmeti i fortë me epiqendër në Durrës.
Përmes një statusi në Instagram, ajo e quan të papranueshme të gjithë këtë situatë.
Evi kujton me dhimbje momentet e kaluara me kushërirën e saj Kristin, e cila ishte studente mjekësie.
Më tej këngëtarja flet edhe për shoqen e saj të fëmijërisë Dienën, e cila humbi jetën në rrënoja bashkë me vajzën 9-vjeçare.
‘Zemrën e kam plagë’, shkruan ndër të tjera Evi.
Statusi i plotë:
Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.
Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte
<