osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zemra e nënës sot, për gjithë djemtë, legjenda prekëse në një tregim

Zemra e nënës sot, për gjithë djemtë, legjenda prekëse në një tregim

Ky është një tregim prekës, që e ka burimin në një legjendë dhe supershendeti.com e përzgjodhi sot për ju të dashur lexues…

E shkruar mjeshtërisht nga shkrimtari Odhise Grillo, ky rrëfim “të përpin”; sa të prek thellë, aq edhe të bën të reflektosh.

Nuk ka nevojë për shumë sqarime, pasi jemi të sigurtë që do ta lexoni deri në fund “me një frymë”
Zemra e nënës
nga Odhise Grillo

Na ishte një herë një kohë që s’mbahet mend një nënë me shpirt aq të madh e aq të gjerë, sa edhe qiejt bashke e oqeanet nuk ia kalonin dot.

Në zemren e saj kishte vend për gjithçka të bukur e të mirë që ka bota, po asnjë thërrime vend për të këqiat e të shemtuarat që ndodhin në gjithësi…

Më shumë vend nga të gjithë tjerët në zemren e nënës zinte djali i saj.

Edhe ai, si nëna e vet, e kishte zemren flori e shkuar floririt.

Dhe donte gjithçka te mirë e urrente çdo të keqe,

Vendin kryesor ne zemren e tij e zinte e ema, te cilën thoshin se e donte me tepër se veten e vet.

Po donte edhe një vajzë shumë me shumë se veten e vet e se nënën…

Se ajo ishte me e bukur se shtojzovallet dhe me e bukur e me e mirë se e Bukura e Dheut.

Për te linte edhe mendte e kojes, e jepte dhe jetën e vet.

Meqë djali e donte dhume e shumë vajzen, edhe pse nëna kishte dëgjuar se ishte tepër e perkdhelur, tekanjoze dhe e prapë, pranoi, ia dha djalit bekimin dhe cifti u martua.

Qysh ditën e pare qe shkeli ne shtepine e te shoqit , nusja morri gjuhën e gjarperit, qe mbante te fshehur dhe derdhi një pikë helm ne zemren e burrit vet:

-Ti do me shumë nënën tënde se mua!- i tha.

-Jo.-iu perbetuar djali. -Ju dua te dyjave njelloj e me shumë se veten.

-Ashtu?- u terbua e shoqja. -Po të me duash njelloj sa nënën është pak për mua. Prandaj

qysh këtë çast ta ndash. E dua dashurinë tënde vetëm për vete. Nuk kam qejf ta ndaj me tjerët.

Djali uli sytë e vari koken dhe shkoj drejt te e emea. Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrarë ne shpirt dhe e pyeti:

-C’ke o bir i nenes, qe je kaq i trishtuar?

-Kështu e kështu më tha nusja…Vërtetë e dua shumë se është me e bukur e me e mirë se zanat dhe se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk është për mua, gjersa nuk te do ty. Unë ju dua si sytë e ballit te dyjave.

-Fjale është ajo, qe thua, o bir? Si ta nxe goja e ta thotë zemra ta ndash nusen, te cilën e do me tepër se veten tënde?

-Jo o bir. Me mirë me ndaj mua, se zemra e nenes ka vend për gaze e helme me shumë se çdokush,ne këtë e ne atë botë…

Djali u kthye zemervrare tek e shoqja dhe i tha:

– Ta plotesova dëshirën e dashur, e ndava nënën.

– Sa mirë- u lumturua ajo dhe iu hodh ne qafe.

E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy, ne buzë.

Nja dy ditë deti qe kishte nusja ne zemër ra ne fashe nga gezimi qe e ndau djalin nga nëna. Mirëpo me te marrë vesh se i shoqi kishte qenë tek e ema për vizite, deti ne zemren e nuses ngriti dalge e u terbua:

-Ti s’më do mua.- i tha te shoqit si nderkryer.

-Ti do me shumë nënën tënde. Vërtetë u ndave prej saj po aty e ke mendjen, sytë zemren dhe kembet te çojnë gjithmonë te dhoma e saj.

-Jo iu pergjigj djali me zemren e vrarë. -Ju dua te dyjave njelloj e me tepër se veten time…

– Ashtu? Ti sme dashke fare. Me shumë do nënën tënde, gjersa na do të dyjave njelloj.

Unë kerkoj te me duash vetëm mua dhe asnjë tjetër. Merr vesht apo jo? Nuk dua ta ndash dashurinë ne dysh. Dua te te kem vetëm për vete.

-Po për vete me ke nate e ditë. Me ty bie me ty ngrihem. Me ty nga mëngjesi ne mbrëmje e nga mbrëmja ne mëngjes…

-Nuk me mjafton kaq. Dua qe ta debosh nënën nga shtëpia dhe te mbtemi vetëm ne te dy. Kështu do të jemi te qete dhe te lumtur si asnjë çift tjetër.

-Si ta bëj këtë te pabere? A debohet nëna qe më ka bërë koken?- u ankua djali. – A përzihet nëna nga shtëpia?

-Mirë athere, me debo mua.- iu pergjegj e shoqja. -Ose me mirë po iki vete.- Dhe rrembeu kepucet canten ne duar e iku si furtune. Nga pas u perplas dera plot tersellime.
PJESA II

Uli syte e vari koken djali dhe shkoi tek e ema.

Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrare e i copetuar ne shpirt dhe e pyeti:

– C’ke o bir i nenes, qe je kaq i merzitur e i derrmuar?

– Keshtu e keshtu me ka thene nusja…Vertet e dua me shpirt se eshte me e mire dhe me e bukur se zanat e malit dhe e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa nuk te do ty.

– Fjale eshte ajo qe thua o bir? Si ta nxe goja e ta thote zemra te ndash nusen, te cilen e do me teper se veten tende?

– Jo o bir. Me mire po iki une nga shtepia se zemra e nenes duron me shume gaze e helme se cdokush ne kete bote. Mjafton qe te jeni te lumtur…

Djali shkoj zemervrare te shtepia e se shoqes dhe i tha:

– Kthehu, te lutem, se ta plotesova deshiren: Nena iku e shkoj ne fshat t’i ngryse vetem ditet e pleqerise dhe na bekoi perseri e na uroj te jemi te lumtur.

– Ne do te jemi te lumtur kur te na lere vetem te dyve, u gezua e shoqja dhe iu hodh ne qafe. E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy ne buze.

Dhe u kthye duke kercyer ne shtepine e te shoqit.

Nja dy dite tufani qe kishte nusja ne temer ra ne fashe. Mirepo pas nje jave shpertheu me fuqine e sketerres e te ferrit dhe nusja iu versul djalit.

– Ti s’me do mua. Vertet e coven fshat, po mendjen syte e zemresi ke tek ajo, prandaj i dergove para e ushqime me tet kusheri, apo jo?

– Ia dergova qe te mos vdese nga uria e te mos lypi rrugeve, se s’ka tjeter te ardhur. Ty te dua sa s’kam fjale si t ta tregoj. Me beso, te dua me shume se veten time.Po edhe ate e dua. se e kam nene…

– Ashtu? Ti sme dashke hic fare. Me shume do nenen tende. Po te me duash ashtu siq thua, shko vraje nenen, se plake eshte, e ka ngrene cairin e vet…

Djali shkuli floket dhe u hodh perpjete sikur ta kishin pickuar njemije grereza bashke e ta kishin kafshuar nje mire gjarperinj tok:

– Fjale eshte ajo qe thua? Mblidh mendjen e veten, o grua, se une s’ve asnje tjeter mbi ty.

Ja ku po ta them per te njemijten here; te dua me shume se veten. Po edhe nenen e dua se me ka bere koken. Si mund ta vras me duart e mia?

Nusja perplasi kembet ne dysheme e u hodh ne tavan duke buluritur:

– Thuaj se me do me shume se veten e se nenen!

Djali u kalamend e tha me vete:

“Keto qe do t’i them tani, mos i beso, o Zot, se sjane te verteta. Nuk kam si te bej prandaj po i them…

Me duhet te qetesoj nusen se eshte e marrosur e s’di c’thote…

Pastaj e dua shume se eshte e mire dhe e bukur si shtojzavalle dhe si e Bukura e Dheut”.

Pasi tha keshtu me vete, nxjori disa fjale si te ishte belbacuk:

– Te dua me shume se veten, edhe me shume se nenen…

– Atehere merre ne duar kete shish dhe shko e ngulja nenes ne zemer,- uluriti nusja si ta kishin zene xhindet.

– Dhe zemren e saj ma sill ketu qe ta shoh me syte e mi e te besoj se e ke vrare me te vertete.

Djali u drodh si ta kishin zene ethet e gushtit dhe iku nga syte kembet me thike ne dore e te nesermen arriti ne fshat gjysem i gjalle e gjysem i cmendur.

Zemra e nenes sa e pa, e ndjeu se c’furtune ziente ne shpirtin e te birit.

– C’ke, o shpirt, qe je kaq i vrare e i derrmuar, sikur te vish nga qoftelargu?

– Keshtu e keshtu me ka thene nusja…

Vertet e dua me shpirte e me shume se veten, se eshte e mire dhe me e bukur se shtojzovallet e se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa kerkon te te vras e t’i coj zemren tende…

– Fjale eshte ajo qe thua, o bir?

Si ta thote goja e si ta nxe zemra ta ndash nusen, qe e do me shume se veten tende?

Nje mije here jo.

Me mire me vra mua se zemra e nenes duron me shume gaze e helme se cdokush ne kete e ne ate bote.

Une jam plake tani, kursem ju jeni te rinj dhe e keni perpara jeten.

Une e hengra jeten time dhe ditet i kam te numeruara

. Ani se do te vdes, ju te jeni mire dhe te lumtur.

Degjoma edhe fjalen e fundit dhe mbaje vath ne vesh per tere jeten: Nusen ta duash me shume se veten e se nenen se me ate do te jetosh. Me ate do te gezosh, do te qash e do te qeshesh, do te lindesh e do te rritesh femije…

Eja, pra, o bir, o merre zemren time se ta jap me gjithe shpirt.

Dhe coja nuses tende qe te qetesohet, te gazmohet e te lumturohet.

Se po te jesh ti me nusen i lumtur ne kete bote edhe une do te jem e lumtur ne boten e pertejme.

Dhe duke thene keto fjale i rrembeu shishin (thiken) nga duart e te birit.

Djali i ra ne gjunje para kembeve dhe zuri te qaje me lot te nxehte duke uleritur:

– Nene, mos! Mos, mos, mos!

Po ishte teper vone: nena e kishte care krahahorin me thiken qe i rrembeu te birit, e ndau zemren nga trupi i vet dhe ia vuri ne duar duke thene:

– Vrapo per te nusja e coja zemren time dhe…qofshi…te lumtur.

I mbytur nga lotet, djerset dhe gjaku qe kullonte nga zemra e nenes, djali u nis per te e shoqja duke ecur qorrazi e marramendsh se nuk shihte me as me sy e as me mendje.

Duke nxituar neper kalldremet e fshatit diku u pengua e rreshqiti dhe u vra ne balle, ne duar e ne kembe.

Nga dhembja bertiti me te madhe!

– Nene!

– U vrave, o bir! u degjua nje ze i dhembshur e i shuar…

Kishte folur zemra e nenes qe perpelitej ende ne pellemben e dores se te birit, te cilen po ia conte nuses se vet qe ishte me e mire e me e bukur se zanat e malit dhe se e Bukura e Dheut vete.