osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zef Brozi: Ta hetojnë pa asnjë tolerim tiranin Sali Berisha, që gjakosi Shqipërinë e përbën rrezik për sigurinë e vendit

Zef Brozi: Ta hetojnë pa asnjë tolerim tiranin Sali Berisha, që gjakosi Shqipërinë e përbën rrezik për sigurinë e vendit

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka dënuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK Altin Dumanit e ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

“Unë dënoj me forcë sulmet, shpifjet, fyerjet e kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK e kryetarit të nderuar Altin Dumani, ndaj gjyqtares së nderuar Irena Gjoka dhe organeve të drejtësisë në përgjithësi, nga Tirani më i përkëdhelur dhe i pandëshkueshmi në këto 33 vite”- shkruan Zef Brozi.

Duke ju referuar Sali Berishës, Brozi thotë se këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë prokurorët e gjyqtarët, por përkundrazi duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar pa asnjë tolerim, e zvarritje si deri më sot, atë që gjakosi Shqipërinë në 1997, organizoi grushtin e shtetit në 1998, urdhëroi aktin terrorist të 21 janarit e përben rrezik për sigurinë e vendit.

“Këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë ata/ato. Përkundrazi, prokurorët, gjykatat dhe BKH duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar e gjykuar pa asnjë tolerim e zvarritje si deri më sot atë që gjakosi Shqipërinë me 1997 dhe veshi me të zeza mijëra nëna, gra e motra; që organizoi grushtin e shtetit me 1998; që urdhëroi aktin terrorrist të 21 Janarit 2011; që minoi demokracinë; që përdori pushtetin e tij për të pasuruar me korrupsion madhor veten, familjarët e klanin e tij; dhe që përbën rrezik për sigurinë e vendit dhe të vete Perëndimit sidomos në kohën që Putini dhe forca të tjera anti-perëndimore po investojnë për destabilizimin e Shqiperisë dhe gjithë Ballkanit”- shkruan Brozi.

Në një postim në rrjetet sociale, Zef Brozi i bën apel medias që të mos bëjnë avokatinë e tiranit, sikundër ka ndodhur deri më sot.

“I bëj apel edhe medias e shtypit qe te mos bëjnë avokatinë e Tiranit sikurse ka ndodhur trupërisht deri me sot nga disa televizione, gazetare e analiste. Media e shtypi qe kane prova me ze dhe figure te Tiranit qe vete ka pohuar me krenari shume krime te tij, te ndihmojnë SPAK duke i dhënë keto video e audio dhe cdo prove tjeter qe ato mund te kenë”- shkruan Brozi.