Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve.
Brozi shkruan se askush, madje as Presidenti nuk gëzon të drejtën për anuluar zgjedhjet, ndërsa thekson se shqiptarët duhet të votojnë në 30 qershor, pavarësisht bindjeve politike.
Postimi i plotë
“Uroj që shqiptarët më 30 Qershor 2019, pavarësisht nga bindjet politike e përkatësitë partiake, të ushtrojnë në paqe e qetësi të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.
Askush nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të lejohet tua mohojë dhe grabisë zgjedhësve këtë të drejtë kushtetuese. Kurrë më partia dhe partitë mbi Kushtetutën e ligjin, por Kushtetuta dhe ligji mbi partitë, Presidentin, Qeverinë, politikanët e këdo tjetër.
Vetëm atehërë Shqipëria mund të bëhet anëtare e denjë e familjes së Bashkimit Europian”.