osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbythja para Alibeajt! Sali Berisha i fut “mik” Fatmir Mediun, pas dështimit të takimit në një nga hotelet e Tiranës

Zbythja para Alibeajt! Sali Berisha i fut “mik” Fatmir Mediun, pas dështimit të takimit në një nga hotelet e Tiranës

Një javë më parë, në një nga hotelet në kryeqytet ku organizohen kryesish aktivitete politike, bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi, nga grupimi i Alibeajt, u takua me Oerd Bylykbashin dhe Ylli Asllanin, nga grupimi i Sali Berishës, të cilët janë marrë me hartimin e një drafti për reformën territoriale.

Qëllimi i takimit ishte që dy grupet brenda Partisë Demokratike që kanë bërë secili nga një draft për reformën territoriale të punonin për të shkuar në Kuvend me një draft të përbashkët. Por, për shkak të qëndrimeve të mbajtura nga të dyja palët, një javë më parë nuk pati një dakordësi.

Burimet bëjnë me dije se mosdakordësitë nuk lidheshin me draftet, por me faktin se kush do të ishin propozuesit e draftit në Kuvend. Kjo bëri që mbledhja e një jave më parë të mos prodhonte një marrëveshje.

Por dje, Sali Berisha i shtriu dorën edhe pjesës tjetër të deputetëve të PD-së, që pikërisht dje depozituan draftin e tyre me 94 bashki që të ulen për të bashkërenduar me një dokument.

“Sot (dje) dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur këtu dhe është më i thelluar në çdo aspekt, le të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, i cili të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë qoftë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare, Partinë për Drejtësi-Integritet, Partinë Republikane, Partinë e të drejtave të njeriut, Partinë Agrare Ambientaliste.

Me të gjithë këta duhet të diskutojmë në komision në mënyrë që të krijojmë një mbështetje pano opozitare e të gjithë opozitës. Një projekt shumë i rëndësishëm ky. Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira. Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen. Pavarësisht nga kjo, mendoj se ishte në detyrimin tonë, në seriozitetin tonë që të paraqesim gati një projekt më të mirin që ne e gjykojmë”, tha Berisha.

Por duke qenë se grupimi i Alibeajt ka refuzuar Berishën, ky i fundit ka hedhur në lojë Fatmir Mediun.

Raportohet se Mediu ka nisur një lëvizje për të krijuar përfaqësi nga të dy kampet brenda opozitës që të shërbejë jo vetëm për draftin final për ndarjen territoriale por që të nisin dialogun që në zgjedhjet e ardhshme lokale opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në të gjitha bashkitë.