Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë pranuar ftesën e OSBE-së për tryezën e thirrur nga kjo e fundit për reformën zgjedhore.
Sot në mledhjen që Partia Demokratike zhvilloi me aleatët e saj në selinë blu, vendosën që në këtë tryezë do të dërgohen përfaqësues në nivel teknik. Takimi mes partive politike në vend për reformën zgjedhore do të zhvillohet ditën e nesërme.
Ky vendim I PD dhe aleatëve të saj për të marë pjesë në këtë takim vjen pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përmes të dërguarit të posacëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer i kërkuan opozitës shqiptare, jo parlamentare që të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore.