Në botë ka disa familje që zotërojnë dhe qarkullojnë gjithë paratë, që ju edhe mund ti keni dëgjuar . Secili nga ata ka në zotërim një kompani ose biznes gjigand. Më poshtë keni të rendituar cilat janë ato:
Rockfeller-ët
Ende nuk dihet shifra e saktë e pasurisë së tyre. I pari i pasur i kësaj familjeje ishte John. Rockfeller-ët zotëronin 90% të tregut të naftës në SHBA në shekullin e 19-të. Teoritë konspirative thonë se anëtarët e kësaj familjeje janë pjesë e një qeverie të fshehtë që drejton botën.
Morgan-ët
Zotërojnë banka jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë.
“The House of Saud”
Është dinasti në Arabinë Saudite që në 1932-shin. Kjo familje ka rreth 25 mijë pjesëtarë. Ata mund të zënë çdolloj pune që duan brenda vendit të tyre dhe zotërojnë 20% të rezervave botërore të naftës.
Rothchild-ët
Ishte familja më e pasur në kohën e Napoleonit. Dinastia u krijua nga Mayer Amschel Rothschild. Ai la rregulla të shkruara para se të vdiste që t`i ndiqnin pasardhësit, të cilët i respektuan për 200 vjet.Dsia besojnë se kjo familje nxit luftërat në botë dhe zotëron naftë e shumë vreshta.
Baruch-t
Bernard Baruch ka qenë këshilltar i pesë presidentëve amerikanë, mik i ngushtë me Winston Churchill si dhe ka kontrolluar vazhdimisht procesin e shpikjes së bombës atomike. Ai kishte një djalë dhe një vajzë. Djali vdiq në vitet ’90, kurse për vajzat e tij, nipërit dhe mbesat nuk dihet gjë. Mendohet se ata janë fshehur dhe kontrollojnë qeverinë amerikane.
Walton-ët
Sam Walton hapi dyqanin e parë Walmart në vitin 1962 dhe u bë një nga njerëzit më të pasur në botë. Kur ai vdiq, kompaninë e drejtoi gruaja dhe 4 fëmijët.
“The House of Windsor”
Këta i njohim të gjithë. Janë në krye të Kishës, Ushtrisë dhe 15 vendeve, pavarësisht se familjarët bëjnë punë bamirëse. Ata janë familja mbretërore e Londrës.
Murdoch-ët
E ndërtuan perandorinë e tyre në Australi. Keith ishte gazetar politik, pastaj u bë kryeredaktor dhe në fund CEO i një gazete. Edhe djali i tij u bë gazetar dhe ata sot zotërojnë Fox News, Myspace dge Dow Jones.
Oppenheimer-ët
Ata zotërojnë rezervat e arit në botë. Ernest monopolizoi tregun e diamantit. Tani zotërohet nga nipi i tij Nicky. Familja prodhon dhe she tar, hekur dhe minerale të tjera.
Pritzker-ët
Ata zotërojnë 777 hotele në 54 vende të botës. Kanë hapur dhe një shkollë arkitekture pas gjithë ndërtimeve që kanë bërë.