Një ngjarje e rëndë është shënuar në Filadelfia, ku një grua ka qëlluar për vdekje me armë zjarri të dashurën e burrit dhe më pas veten.
Vrasja ka ndodhur para një muaji, por dinamika e plotë është zbardhur vëtëm ditët e fundit.
Mark Gerardot kishte lënë takim me të dashurën e tij 33-vjeçare, Meredith Chapman, e cila ishte gjithashtu e martuar, por ajo nuk kishte shkuar në takim. Chapman kishte garuar në vitin 2016 në radhët e Republikanëve, për senatin e shtetit të Delaware.
48-vjeçarja kishte qenë duke pritur Meredith në shtëpinë e saj dhe në momentin që ajo ka hyrë brenda ajo e ka qëlluar për vdekje, ku më pas ka qëlluar edhe veten.
Ajo majde i kishte dërguar burrit me mesazh planin e hakmarrjes.