Maria Vorontsova, vajza më e madhe e presidentit Vladimir Putin, ka ndërmarrë hapat e parë në botën e biznesit si aksionare e një firme të re që zhvillon një qendër mjekësore prej 634 milionë dollarësh pranë Shën Petersburg.
Lajmi është publikuar nga BBC Russia duke dhënë edhe detaje lidhur me biznesin e vajzës sekrete të presidentit të Rusisë Vladimit Putin.
Kompania “Nomeko” u themelua në janar të vitit 2019 dhe është e përfshirë ngushtë në zhvillimin e një qëndre mjekësore me aparaturat më të fundit për trajtimin e kancerit.
Kompleksi 200,000 metra katror do të jetë në gjendje të mbajë 20,000 pacientë dhe të kryejë 10,000 operacione në vit. Do të përfshijë një qendër onkologjike, një klinikë multidisiplinare, një qendër rehabilitimi dhe sportive, një kompleks arsimor dhe një qendër mjekësore bërthamore.
“Do të jetë si një supermarket me shërbime mjekësore, çdo gjë do të ofrohet nga shërbimet diagnostike dhe poliklinike tek llojet më komplekse të kujdesit mjekësor”, tha Gleb Mikhailik, themeluesi i një zinxhiri klinikash të profilit të lartë.