osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet strategjia dhe hapat e ardhshëm që do hedhë Berisha

Zbulohet strategjia dhe hapat e ardhshëm që do hedhë Berisha

Ndonëse në lëvizjen e “Foltores” sekreti i hapave që do të hidhen në të ardhmen ruhet me fanatizmin e një të fshehte shtetërore, Lapsi.al ka arritur të marrë vesh një pjesë të strategjisë që Sali Berisha ka ndërmend të ndjekë në të ardhmen.

Deri më tani firmat e mbledhura të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar thuhet se kanë mbërritur rreth katër mijë, pra më shumë se gjysma, ndërkohë që mjafton 1/4 e nënshkruesve për ta mbledhur atë, edhe kundër vullnetit të kryetarit dhe kryesisë së partisë.

Vetë Berisha njoftoi se gjatë kësaj jave do të bëhet e ditur edhe data kur forumi më i lartë kësaj partie mendohet të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Një burim prenda lëvizjes tha për Lapsi.al, se ajo mendohet të jetë në 11 dhjetor, pra në ditën e themelimit të partisë së parë opozitare në vend.

Ndërkohë duke pritur këtë datë, nënshkrimet e mbledhura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të depozitohen zyrtarisht në selinë e PD-së për t’u verifikuar. Këtu duket se do të nisë edhe beteja reale e procedurave. Nisur nga fakti se Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se, për sa kohë të jetë ai në krye nuk do të lejojë mbledhjen e një kuvendi anti amerikan, mbështetësit e tij do të përpiqen të gjejnë kleçka për ta quajtur këtë nismë si të paligjshme.

“Ata kanë dy rrugë, ose duke thënë se nënshkrimet janë të pasakta, pra se ata që kanë firmosur nuk janë anëtarët realë të Kuvendit, ose duke u kapur pas neneve të statutit, të cilat i interpretojnë në mënyrë të shtrembër, duke thënë se pa miratimin e kryetarit apo të një grupi pune që drejton Kuvendin dhe që duhet aprovuar prej tij, mbledhja nuk mund të mbahet”, tregoi burimi ynë.

Por sipas tij, masat janë marë në këto drejtime: “Ne kemi arritur të sigurojmë listat zyrtare të vulosura ku figurojnë anëtarët e KK. Aty figurojnë emër për emër të gjithë. Ata janë kryetarë dhe sekretarë grup seksionesh që në zonën e tyre i njeh komuniteti. Askush nuk mund ta vërë në pikpyetje legjitimitetin e nënshkrimit të tyre. Ndërsa nga ana tjetër, pretendimi se dikush më lart se forumi më i lartë i partisë mund të vendosë për mbledhjen ose jo të tij, ai është absurd. Mjaftojnë 1/4 e firmave që ai të mblidhet automatikisht”, pohoi ai.

Pra me këtë logjikë do të shkohet drejt 11 dhjetorit, ku nga shumica e forumit të mbledhur do të kërkohet votimi i shkarkimit të Lulzim Bashës dhe hapja e procesit “një anëtar një votë” për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Të martën Sali Berisha e pranoi nga Kavaja se ai do të jetë njëri prej kandidatëve që do ta synojnë këtë post dhe rikthimi i tij në krye të PD-së duket se do të jetë një formalitet, nëse arrin të marrë mbështetjen e kuvendit dhe të miratojë strategjinë e tij.

Por e gjithë kjo rrugë ka një problem. Ç’do të ndodhë nëse pavarësisht nga këto, Lulzim Basha sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk e njeh mbledhjen e KK dhe për pasojë as shkarkimin e tij prej tij?

Në këtë rast duket se palët do t’i tregojnë forcën njëra- tjetrës. Mbështetësit e Berishës thuhet se kanë planifikuar që nëse kjo ndodh të organizojnë një protestë para kryeministrisë duke iu drejtuar Ramës me moton: “Çliro pengun na hap selinë tonë”. Pra nënteksti i saj do të jetë i qartë: Basha po e uzurpon godinën e PD me mbështetjen e qeverisë. Vetëm pas kësaj ata do të çojnë njerëz para selisë për t’i kërkuar Bashës të largohet.

“Eshtë shumë shpejt të filtet se çfarë do të ndodhë në dhjetor- tha burimi ynë. Unë besoj se ky demostrim force nga anëtarësia do t’i bëjë shumë deputetë t’i vënë gishtin kokës. Foltorja po u tregon një gjë, se është pothuajse e pamundur të mbijetosh në politikë në kundërshtim me vullnetin e atyre që të kanë zgjedhur. Shikoni si i reagoi Alizoti, Bashës pasi mbështetësit e tij e masakruan kur mungoi në foltoren e Beratit. Kjo do të bëjë që shumë nga deputetët do kalojnë me krahun e fituesve dhe do ta braktisin Bashën, që do të mbetet në fund me një grup besnikësh”, tha ai.

Por nëse kjo zgjidhje paqësore nuk e merr këtë udhë, çfarë ndodh? Pra nëse Basha arrin të ruajë shumicën e grupit parlamentar dhe nuk e njeh shkarkimin, si do të veprohet? “Ne do të shkojmë përpara me organizimin e zgjedhjes së kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë”, thotë burimi i Lapsi.al.

Pra nuk është çudi që në fillim të vitit që vjen PD të gjendet për herë të parë në historinë se saj me dy kryetarë, një që mban selinë dhe vulën dhe tjetrin të zgjedhur nga anëtarësia. Dhe në fund do i takojë Edi Ramës, qeverisë së tij, organeve të drejtësisë të kontrolluara nga regjimi, të vendosin se kë opozitë do të njohin për legjitime.