Por tani na doli se Sandri na qenkërkësh Gjeneral, dhe jo agjent, ndaj nuk mund të bëhej ministër. Ky ishte sekreti i madh i Metës? Kjo e cënonte sigurinë kombëtare? Kjo duhej thënë me dyer të mbyllura, që të mos e merrnin vesh populli dhe të huajt?
Shkruan Mentor Kikia
Që një ushtark, aq më shumë me një gradë madhore “Gjeneral”, nuk mund të marrë një post në administratën civile, kjo dihej. Nuk ishte nevoja që presidenti të mendohej 7 ditë e 7 netë me radhë(me gjithë të shtuna e të diela brenda), të pyeste SHISH-in, SHIU-u, apo shërbimet parntere, të fshehta e të zbuluara.
Pasi refuzoi dekretimin, presidenti e mbështolli me mister arsyen. Nëpër rrjeshta la të kuptohet se “kjo lidhej me çështje të sigurisë kombëtare”.
Aha, Lleshi na qënkërkësh agjent! Por se i cilit shërbim, këtë nuk e tha. Madje tha se po të dojë parlamenti, ai do të fliste me dyer të mbylluara, para grupit të PS apo një pjesë të grupit! Dhe Edi Rama e ftoi publikisht, me dyer të mbylluara, të hapura dhe pa dyer fare.
Por tani na doli se Sandri na qenkërkësh Gjeneral, dhe jo agjent, ndaj nuk mund të bëhej ministër. Ky ishte sekreti i madh i Metës? Kjo e cënonte sigurinë kombëtare? Kjo duhej thënë me dyer të mbyllura, që të mos e merrnin vesh populli dhe të huajt?
Këtë se ha kush!
Nëse për Sandër Lleshin ka vërtet arsye madhore për të mos u bërë ministër, Meta ti qëndrojë deri në fund, paçka se kush “urdhëron” nëpër ambasada. Por kjo më shumë duket një përpjekje për të dalë i larë nga kjo histori(“I dhj… por krenar”- thotë populli), pasi dekretin do ta firmosë tani. Ose, larg qoftë, mos ka qenë ndonjë pazar tepsie, “Made in Albania”.