osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet plani i madh amerikan që po përgatitet për Shqipërinë: Ditë të zeza për “non gratat”! Ky ësh agjenti i ri special i Joe Bidenit që do të jetë në krye të hetimit të personave që rrezikojnë sigurinë e SHBA

Zbulohet plani i madh amerikan që po përgatitet për Shqipërinë: Ditë të zeza për “non gratat”! Ky ësh agjenti i ri special i Joe Bidenit që do të jetë në krye të hetimit  të personave që rrezikojnë sigurinë e SHBA

Makthi për personat “non grata” në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë pritet të fillojë tani. Presidenti amerikan Joe Biden ka propozuar James O’Brien në krye të hetimit dhe përndjekjes të personave që rrezikojnë sigurinë e SHBA. Mandati i Karin Donfried skadoi në mars, ndaj ardhja e një diplomati me përvojë në postin e ri pritet prej muajsh. Kjo është më se e sigurt, konfirmoi Jeffrey Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë.

“Presidenti Biden beson se ka emëruar dikë që është shumë i kualifikuar për këtë pozicion. Kam pasur kënaqësinë të punoj me z. O’Brien për çështjet rajonale në të kaluarën. Ai di shumë për rajonin, ka edhe përvojë në Kosovë dhe Serbi”, tha Hovenier. O’Brien, shefi i ardhshëm i departamentit të çështjeve Evropiane në DASH është një njohës i mirë i situatës në Ballkanin Perëndimor. Është media serbe “BLIC” e cila ka zbuluar në një artikull planin e madh që po përgatitet për rajonin tonë dhe lëvizja e Joe Biden sipas analistëve serbë dhe kosovarë me emërimin e O’Brien në këtë rol parashikon zhvillime të bujshme në Ballkan.

SHBA merr publikisht në dorë “fatin” e Ballkanit

Në fshehtësi është SHBA që “i luan fijet” për zhvillimet në Ballkan, përfshirë dhe vendin tonë ku amerikanët kanë nisur luftën e madhe për të zhdukur korrupsionin. SHBA do fokusohet në rajonin tonë për të siguruar stabilitet dhe për t’iu përgjigjur ndonjë kërcënimi që vjen nga Moska. Në rrethin e kuq të SHBA do të futen si fillim “non gratat” në Ballkan. Mësohet se James O’Brien do nisë lëvizjet për të bllokuar pasuritë e pushtetarëve të korruptuar në Ballkan dhe faza përfundimtare do të jetë arrestimi i tyre.

Disa muaj më parë presidenti Joe Biden, nxori një dekret që penalizon të gjithë ata të cilët minojnë demokracinë dhe kërcënojnë paqen në rajon. Për të gjithë ata të cilët futen në listë të zezë do të ketë bllokim të pasurive. Escobar shpesh ka bërë thirrje që autoritetet e çdo vendi të nisin hetimet për “non gratat” por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje, pasi një ndër këta persona, i cili është Sali Berisha vazhdon i qetë dhe akoma më aktiv në politikë. Por media serbe shkruan se O’Brien do të jetë edhe më i egër se Escobar, jo vetëm me personat e korruptuar. Agjenti special i Joe Bidenit do të zgjidhë për herë të parë dosjen përvëluese që po mban në ankth Ballkanin nga një luftë që mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Paqe dhe siguri e plotë në Ballkan

Diplomati Zoran Milivojeviç nuk ka dyshim se “emërimi i O’Brien është pasqyrim i politikës së administratës aktuale amerikane të demokratëve të udhëhequr nga Biden”. “Është një tjetër në serinë e personelit të dëshmuar të viteve 1990 që SHBA-ja ri-angazhoi për të zgjidhur çështje si në rajon ashtu edhe në të gjithë Evropën. Emërimi i tij duhet të lidhet me rezultatin e ardhshëm të luftës në Ukrainë; dalëngadalë po kalon nga diplomacia e fshehtë në diplomacinë publike dhe në këtë histori përfshihen edhe Kina, liderët afrikanë…

Pritet një rezultat i ri dhe një arkitekturë e re për sigurinë politike të Evropës”, u shpreh Milivojeviç. Milivojeviç thotë se për të është e qartë se Perëndimi në krye me SHBA-në dëshiron të përshpejtojë dinamikën e zgjidhjes së çështjeve në rajon. “U pa edhe nga deklaratat e Derek Scholl dhe Gabriel Escobar.

Perëndimi dëshiron të krijojë një situatë të pastër në rajon në bazë të planit evropian, i cili është një dokument i detyrueshëm për SHBA-në dhe BE-në si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin. O’Brien, Hill dhe pjesa tjetër janë personel të dëshmuar që e njohin mirë rajonin, gjë që tregon interesimin e administratës amerikane për këtë klimë”, tha Milivojeviç.

Agjenti special i Joe Bidenit do zgjidhë “pataten e nxehtë” të Ballkanit

O’Brien vjen në pozitën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike dhe analistët si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë besojnë se ai mund ta drejtojë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në një drejtim të ri. Ardhja e O’Brien në postin e ri është komentuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me një dozë optimizmi të moderuar. Ai tha se për Serbinë “do të jetë shumë më e rëndësishme se zgjedhjet në SHBA”.

“Gjithçka është shkruar për të, si krijues i Dejtonit, por ai është një njeri që di të dëgjojë dhe dëgjojë”, tha në atë kohë Vuçiç. Siç tha presidenti serb, ai kishte një marrëdhënie korrekte me Donfried dhe O’Brien është një njeri që “i kupton jashtëzakonisht gjërat, si ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill”.

O’Brien një autoritet më i fortë se Escobar

Aleksandër Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, nuk i fshehu pritshmëritë e mëdha nga O’Brien edhe kur pranverën e kaluar u shfaqën informacionet e para se diplomati me përvojë amerikane do të merrte një pozicion të ri. Sipas Popov, “O’Brien, si autoritet më i fortë se Escobar, mund ta kthejë situatën në Kosovë”. “Deri më tani në Kosovë gjërat kanë shkuar keq e më keq. Nëse kjo rrugë vazhdon, situata nuk do të zgjidhet as në 20 vitet e ardhshme. Me gjasë në Uashington kanë vlerësuar se gjërat nuk po shkojnë me ritmin që prisnin”, ka theksuar Popov për Blic. /Elmas Bogdani