Koronavirusi thuhet se ka pësuar disa mutacione, por ai që është gjetur së fundi në Indonezi, është më infektuesi nga të gjithë.
Në fakt, fuqinë e përhapjes, ky mutacion e ka 10 herë më të lartë sesa virusi vetë, sic e tregojnë dhe të dhënat e ministrisë indoneziane të shëndetësisë, ku vetëm të djelën u raportuan 2,858 infeksione të reja.
Por nga ana tjetër, ka dhe një lajm të mirë: edhe pse më infektues, D614G është më pak vdekjeprurës!
Në të vërtetë, ky shtam i virusit që ka qarkulluar dhe në Europë e Amerikë, duket e ka shtuar aftësinë ë përhapjes, por nga ana tjetër, është më i butë për organizimin dhe kalohet më lehtë!