osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet në territorin e Camorra-s fabrika më e madhe e prodhimit të eurove false

Zbulohet në territorin e Camorra-s fabrika më e madhe e prodhimit të eurove false

Në Napoli, hetuesit goditën atë që është ndoshta fabrika më e rëndësishme e printimit të parave të falsifikuara në Evropë.

Që nga viti 2022, në dhjetë vende evropiane janë shfaqur kartëmonedha të falsifikuara, në mënyrë perfekte, të prerjeve 20, 50 dhe 100 euro. Në veçanti Franca u përmbyt nga ato. Hetimin e ka marrë Zyra Qendrore për Luftën kundër Falsifikimit të Policisë Kombëtare.

Specialistët zbuluan gjurmë në kartëmonedha, të cilat të gjitha tregonin origjinën e tyre nga një punishte falsifikuesish. Në vitin 2023, 27 për qind e të gjitha eurove të falsifikuara që u sekuestruan në Evropë kishin këto karakteristika. Vlera nominale: 8 milionë euro.

“Operacioni antimafia” ishte përgatitur prej vitesh.

Nuk dihet se sa euro false janë ende në qarkullim të pazbuluara. Ekspertët nga Banka Qendrore Evropiane konfirmuan “cilësinë e lartë” të veçorive të rreme të sigurisë, siç janë hologramet.

Gjurma e parave të falsifikuara çoi në Italinë jugore, në territorin e mafies napolitane, Camorra, e cila ishte aktive edhe në Gjermani. Paratë e falsifikuara gjithashtu mund të qarkullohen lehtësisht përmes kanaleve të tyre të shpërndarjes për drogë dhe rroba të dizajnuara, gjithashtu të falsifikuara.

Së bashku me njësinë kundër falsifikimit të Karabinierëve, francezët ishin në gjendje të gjenin shtypshkronjën në një bodrum të siguruar si bunker prapa një garazhi. Hyrja ishte e fshehur nga një dollap. Me shtypjen e një butoni, dera sekrete pas saj u zhvendos në shina anash.

Mijëra fletë të sapoprintuara, me prerje 50 euro, janë stivuar në një raft.

Për të mos rrezikuar hetimet e mëtejshme, bastisja është njoftuar pak ditë pasi u ndërmorr operacioni. Ai u finalizua më 14 gusht.

Hetuesit konfiskuan 31 printera dixhitalë që prodhonin një seri prerjesh 50, “sasi të mëdha lëndësh të para për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara” dhe kartmonedha me vlerë nominale prej tre milionë euro.