Presidenti Putin i ka përcjellë një mesazh homologut të tij ukrainas përmes oligarkut rus Roman Abramovich duke e kërcënuar se do t’i zhdukë nga faqja e dheut.
Times raporton se kjo ishte përgjigja e Vladimir Putinit për një notë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që përmban kushtet e Kievit për marrëveshje paqeje dhe që u dorëzua të mërkurën në Kremlin nga Abramovich.
Abramovich mbërriti në Moskë pas një ndalese në Stamboll. Më pas ai u takua me Zelensky-n pasi kishte marrë pjesë në negociatat e para midis rusëve dhe ukrainasve.
Bëhet fjalë për negociatat gjatë të cilave, në fillim të marsit, ai dyshohet se shfaqi simptoma të dyshimta të helmimit (si dy delegatë ukrainas), nga të cilat duket se është shëruar tashmë.