Shpesh kemi dëgjuar që figurat e njohura publike të kenë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. I tillë është rasti edhe mes Ledri Vulës dhe ish-kapitenit, Lorik Cana. Ky i fundit i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘SevenBizz’ ka zbuluar se ka lidhje familjare me reperin. Gjatë emisionit Loriku u pyet se cilin këngëtar do të zgjidhte mes Ledri Vulës dhe Unikktalit, duke e vënë paksa në vështirësi.
Ai u shpreh se Unikkatilin e dëgjon shpesh dhe është artisti i preferuar, ndërsa me Ledrin nuk mund të tregohet i drejtë. Cana tha se me reprin janë kushërinj, duke qenë se nëna e Lorikut është nga fisi Vula. “Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë”, – tregoi Loriku.
Megjithatë ai shtoi se e vlerëson shumë Ledrin si këngëtar, sepse ka një stil të veçantë dhe këngët e tij janë mjaft të dëgjuara.