Kryetari i Partisë Demokratike si gjithmonë është zhdukur pa adresë, por ajo i zbulohet shpejt. Shpesh ai preferon të bëjë pushime të gjata edhe kur në Shqipëri ka tensione politike.
Kreu i PD-së fillimisht u raportua se shkoi në Edinburgh dhe më pas në Londër. Në Edinburg ishte dhe qendra e Firmës Biniata Trade e cila ishte me pronarë Rusë dhe kishte paguar të paktën 150 mijë dollarë për foton e Lulzim Bashës me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Por përtej Edinburgh-ut u tha se Basha kishte shkuar dhe në Hollandë ku dhe ka jetuar për shumë vite, vend ku dhe bashkëshortja e tij është shtetase.
I njëjti burim theksoi se kreu i PD, ka marrë pjesë përgjatë kësaj jave në një trajnim për debate televizive dhe fjalime.
Vetëm Luli mund ta bëjë këtë, të braktisë opozitarizmin dhe të shkojë të mësojë të flasë dhe të flerë më shumë. /CNA.al