Largimi i Arbana Osmanit nga “Top Channel” është përfolur shumë nga dje pasdite, kur lajmi se do të braktisë emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, u shpërnda në të gjitha mediat.
U tha se arsyeja e debatit ishte kërkesa e saj për një vlerësim më të lartë monetar, por “iconstyle.al” ka zbuluar një tjetër arsye për pakënaqësitë që ka pasur Arbana në ambientet e televizionit.
Sipas burimeve, arsyeja e largimit të moderatores nga televizioni lidhet me Renato Mekollin dhe emisionin e tij të gatimit.
Po të njëjtat burime shtojnë se gjysmën e sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë Renato për emisionin e ri të gatimit të fëmijëve që do të startojë në prill.
Me sa duket, Arbana nuk ka qenë dakord që të shfrytëzohej studioja e saj ndaj dhe ka negociuar me drejtuesit e televizionit.
Pak ditë më parë Renato Mekolli zbuloi se formulën e emisionit të ri të gatimit për fëmijë e ka ideuar vetë.
Dy grupe do të garojnë kundër njëri-tjetrit dhe çdo javë do ketë konkurrentë të rinj. Fituesi i çdo jave do të zgjidhet nga publiku dhe jo nga vetë ai.