osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohen intrigat! Pse Sali Berisha sulmon Rektorin e Universitetit? Gara për Dekanin e Juridikut ka alarmuar strofullën e ‘non gratave”, lufta për të vënë ushtarin e Argitës

Zbulohen intrigat! Pse Sali Berisha sulmon Rektorin e Universitetit? Gara për Dekanin e Juridikut ka alarmuar strofullën e ‘non gratave”, lufta për të vënë ushtarin e Argitës

Ditën e djeshme personazhi “non grata” Sali Berisha iu rikthye sulmeve ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, në një takim me pedagogë dhe intelektualë. Sipas Sali Berishës, është fyerje për botën akademike që ish-hetues i diktaturës të jetë në krye të universitetit kryesor të vendit.

Sot 99% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punëve shkencore. Kanë akses vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic, gjysmë rektor. Kështu është ajo, një ish-hetues i diktaturës nuk mund të jetë rektor. Ai nuk plotëson asnjë kusht, përveç lidhjeve me Edi Ramën që të jetë rektor. Është një fyerje e madhe për botën akademike shqiptare. Atë mere çoje në Akademinë e Policisë, por jo rektor të universitetit kryesor të vendit”, tha Berisha.

Berisha, “Penicilina” e Enver Hoxhës

E thënë kjo akuzë për njëpersonazh, që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste, edhe mund të zinte vend një shpifje, por e thënë nga “Penicilina” e Enver Hoxhës, sekretari punist nga më të egrit e kohës të bën të vësh buzën në gaz. Sa herë Sali Berisha akuzon, dihet që ka një prapavijë të errët interesash.

“Penicilina” nuk ka problem për të kaluarën e personazheve politike, pasi duke qenë legeni i “Besnikut” të partisë në kohën e qoftë largut, nuk është se skuqet apo nxihet. Ky njeri si shpifarak pa vlerë nuk i intereson se kë prek dhe kë cënon në nder, në interesa, në biografi apo dhe në familje. Për “medicinën rëndësi ka të realizojë qëllimin e tij, që në rastin konkret është intimidimi i Rektorit të Tiranës, që ky i fundit ti hapë rrugë uzurpimit të fakultetit Juridik nga zari i së bijës në postin e dekanit.

“Penicilina” organizoi aktivitetin e djeshëm vetëm të krijonte klimën me ushtarët e së bijës për të dalë fitimtarë për zgjedhjet e fakultetit Juridik. Në radhën e parë të të ftuarve nga Sali Berisha qëndronte avokati i Agim Llupos të akuzuarit për vrasjen e 21 Janarit dhe Shkëlzen Berishës, Besnik Çerekja, i cili është edhe zv/dekan në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu Çerekja ka qenë përfaqësuesi ligjor i Shkëlzen Berishës përballë juristit Romeo Kara.

Katapultimi në krye të Fakultetit të Drejtësisë i besnikut të Berishës

I gjithë aktiviteti i djeshëm e organizuar nga Sali Berisha ishte një fushatë elektorale për të uzurpuar fakultetin Juridik me ushtarët e vajzës së dhe shërbëtorët e familjes.

Këto ditë ka nisur fushatë e ethshme në këtë fakultet, për ti dhënë postin e dekanit Besnik Çerekjes, ku është mobilizuar gjithë familja Berisha dhe struktura e foltores. “Penicilina” e PPSH i mobilizuar tërësisht në induktimin e antiameikanizmit nëçdo qelizë të shoqërisë kërkon të rrëmbejë dhe fakultetin Juridik. I gjithë sulmi i djeshëm ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës tregon qartazi se personazhi non frata Sali Berisha nuk pyet për rregulla loje, por kërkon të zaprojë gjithçka nën ombrellën e familjes së vet.

Nuk është çudi nëse në momentin që ushtari i tij të humbë zgjedhjet ai të turret me ushtrinë e tij të jeniçerëve me komandant Mulin në krye për të shqyer dyert e fakultetit, ashtu siçbëri me Partinë Demokratike. Ky uzurpator i paskrupullt nuk e ka për gjë të sulmojë këdo që bëhet barrikadë përballë interesave të ti obskure.

“Penicilina” është pjella më e nëmur e sekretarëve të partisë që griste pantallonat e studentëve me gërshërë pasi shkelej vija e Partisë së Punës.

Për sa kohë produkte të tilla që i kanë dhuruar këtij vendi veç katastrofa të lejohen të dhunojnë, plaçkisin apo dhe nëpërkëmbin zërin qytetar dhe institucional, Shqipëria do vazhdojë të mbetet peng i tranzicionit të udhëhequr nga ky Xhenghis Khan i dhunshëm dhe harbut