Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton mbërrin në Tiranë në datën 3 korrik në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Burime qeveritare i thonë Top Channel se Clinton vjen në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për t’i shprehur falënderimin për gjithçka ai dhe SHBA bënë për Shqipërinë, Kosovën dhe Rajonin.
Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.