osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zbulohen 3 pyetjet që Kushtetuesja i dërgoi Venecias, nga legjitimiteti për të vendosur fatin e zgjedhjeve, te cenimi i të drejtës së votimit

Zbulohen 3 pyetjet që Kushtetuesja i dërgoi Venecias, nga legjitimiteti për të vendosur fatin e zgjedhjeve, te cenimi i të drejtës së votimit

Gjykata Kushtetuese ka publikuar dje 3 pyetjet, të cilat ia ka dërguar Komisionit të Venecias për të arritur në një përfundim për kushtetutshmërinë apo jo të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Në njoftimin e bërë, Gjykata Kushtetuese bën me dije se pas marrjes në shqyrtim të çështjes, e cila u paraqit nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë për konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019, vendosi që të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.

Pasi mori në shqyrtim pyetjet e propozuara që gjykata i ka drejtuar Komisionit të Venecias, nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetutshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë, periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes.

Po ashtu, në njoftim theksohet se nëpërmjet shkresës Gjykata Kushtetuese i është drejtuar Komisionit të Venecias me kërkesën për dhënien e një opinioni amicus curiae, një kopje e plotë e së cilës u është vënë në dispozicion edhe palëve në proces. “Pasi gjykata, vlerësoi edhe pyetjet e propozuara nga palët, ka çmuar të nevojshme të parashtrojë pyetjet e mëposhtme për të sqaruar aspektet kryesore të këtij gjykimi:

Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Shqyrtimi i kërkesës nga Komisioni

Ndërkohë, pas pyetjeve të dërguara nga gjykata, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në datën 14 tetor. Komisioni i Venecias do të japë një opinion këshillimor, i cili do të përdoret nga Gjykata Kushtetuese si pjesë argumentuese për të marrë një vendim në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ishte kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ajo e cila ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkoi që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi tha se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor, por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, e cila tashmë është ish-kryetare pasi pak javë më parë në krye të Shoqatës së Bashkive u vendos Pjerin Ndreu. /SIDORELA BRAÇJA