osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohen 3 hapat që do të ndjekë PS për t’i shkuar deri në fund shkarkimit: Meta nuk e harron vesin…u rikthehet mos-dekretimit të ligjeve!

Zbulohen 3 hapat që do të ndjekë PS për t’i shkuar deri në fund shkarkimit: Meta nuk e harron vesin…u rikthehet mos-dekretimit të ligjeve!

Thellohet lufta mes Qeverisë dhe Presidencës. Pas një heshtje disa mujore, presidenti Ilir Meta i është rikthyer lojës me dekretet. Së fundmi kreu i shtetit ka kaluar në heshtje ligjin për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana-zhvillim urban”.

Por ky veprim i Metës tregon qartë se është rindezur konflikti mes tij dhe mazhorancës, pasi rastin më të parë presidenti e ka shfrytëzuar për të sulmuar qeverinë. Kalimi në heshtje i këtij ligji është bërë deri diku i forcuar nga kreu i shtetit, pasi duke qenë se është një ligj, i cili është në vetvete një marrëveshje, ai nuk kishte mundësi për ta kthyer për rishqyrtim në Kuvend, kështu që ka ndjekur rrugën më të shkurtër duke e kaluar në heshtje. Pra, duke qenë se marrëveshjet nuk kishin arsye për t’i kritikuar, presidenti Meta e kaloi në heshtje ligjin në fjalë. Mirëpo, rikthimi i këtyre përplasjeve, e më konkretisht loja e dekreteve, tregon qartë se qëndrimi i Metës në Presidencë, jo vetëm që do të jetë një pengesë e madhe për mazhorancën, por edhe një sfidë më vete për këtë të fundit. Madje, qëndrimi i Metës në detyrë do jetë një sfidë për mazhorancën edhe për faktin se ai mund të bëhet kërcënim për ligjet dhe ndryshimet në qeveri, emërimet e ambasadorëve, marrëveshjen me Greqinë, etj. Kështu që, mazhoranca është e detyruar që t’i shkojë deri në fund shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra.

Ja 3 hapat e PS për shkarkimin e Metës

Gazeta ka mësuar tre hapat që do të ndjekë mazhoranca për t’i shkuar deri në fund shkarkimit. Gjatë ditëve në vijim komisioni hetimor pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës dhe si fillim pritet administrimi dhe shqyrtimi i opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Më pas sipas informacioneve, mësohet se hapi tjetër që do të ndjekë komisioni hetimor është administrimi i çdo dokumenti tjetër për të cilat komisioni vihet në dijeni dhe e gjykon të arsyeshme t’i administrojë gjatë punë së tij. Ndërsa hapi i tretë që do të ndiqet është diskutimi në lidhje me gjetjet e komisionit hetimor sipas objektit të hetimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, sipas informacioneve, mësohet se përgjigjet që shtatë institucionet i kanë kthyer komisionit hetimor dhe thirrja e dëshmitarëve kanë kaluar në plan të dytë të punës së komisionit. Pra, tani të gjithë sytë janë kthyer nga opinioni i Venecias, i cili nuk ka shkuar ende në komisionin hetimor, pasi nuk është përkthyer akoma. Të gjitha këto dhe sidomos thjeshtimi i kohës si do të procedojë komisioni hetimor me punën e tij gjatë ditëve në vijim, tregojnë qartë se mazhoranca qeverisëse nuk kërkon të humbë kohë, duke i shkuar deri në fund nismës së saj për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Kujtojmë që, Këshilli i Europës shpërndau pak ditë më parë një deklaratë për mediat, duke informuar mbi qëndrimet e Venecias për presidentin Meta. Në raport, KiE thekson se Meta veproi përtej kompetencave të tij kushtetuese, me anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Në këtë kontekst, ekspertët e Venecias theksojnë se presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, duke rrëzuar kështu pretendimet e Metës se vendimin e mori në kushtet kur kishte një informacion se do të kishte gjakderdhje. /Rigels Seliman