osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Zbulimi” i portalit të Berishës: Amerikanët iu kërkojnë 2 mijë $ afganëve që t’i evakuojnë. Blinken e mori më qafë SHBA, e tha dhe John McCain

“Zbulimi” i portalit të Berishës: Amerikanët iu kërkojnë 2 mijë $ afganëve që t’i evakuojnë. Blinken e mori më qafë SHBA, e tha dhe John McCain

Që prej shpalljes non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë shqiptare, Sali Berisha i ka shpallur luftë SHBA-së.

Portali dhe TV i djalit të tij është i mbushur përditë me lajme kundër SHBA, dhe për këtë një “dorë” iu ka dhënë edhe ajo që po ndodh në Afganistan.

Sot po sjellim dy lajme “interesante”, të botuara nga portali i Zenit.

Së pari, ky portal ka zbuluar se amerikanët po iu kërkojnë ryshfet nga 2 mijë dollar afganëve për t’i evakuar.

“Edhe pse burimet diplomatike zyrtare kanë thënë se evakuuimet nga Afganistani, për shkak të gjendjes së luftës do jenë falas, duket se diçka e tillë nuk ndodh realisht në Kabul.

Një person ka thënë se po kërkohen deri 2000 dollarë për pasagjerë amerikanë, por edhe joshtetas të SHBA-ve.

Një zëdhënës nuk ka mohuar këtë informacion që qarkullon”, shkruan portali i Zenit, pa përmendur asnjë emër apo burim se nga e nxorri këtë lajm.

Ndërsa lajmi tjetër, merret me njeriun që i shpalli Berishët familjarisht non grata, sekretarin e Shtetit, Blinken.

Në lajm risillet një debat i vitit 2014, në të cilin senatori i ndjerë John McCain ka qenë kundër emërimit të Blinken si zëvendës sekretar Shteti, kur president ishte Obama.

“Senatori i ndjerë John McCain, kishte paralajmëruar më 2014 se Sekretari i tanishëm Shtetit Antony Blinken është ‘i rrezikshëm për Amerikën’.

Këto komente u rishfaqën në internet mes tërheqjes së rëndë të trupave amerikane nga Afganistani.

Komentet e senatorit vijnë nga fjalimi i tij opozitar kundër nominimit të Blinken për të qenë zëvendëssekretar shteti nën ish -presidentin Obama”, shkruan portali i Zenit.

Me siguri që me këto lajme, e kanë tronditur SHBA dhe sekretarin Blinken!