Një shofer taksie është vrarë nga një ari pasi ai u ndal për të bërë një selfie me kafshën.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Indi. Taksisti i quajtur Prabhu Bhatara po transportonte disa dasmorë për në shtëpi pas një martese në provincën lindore të Odishës të mërkurën. Gjatë rrugës, ai vuri re një ari pranë rrugës.
Me pasagjerët që e prisnin në anën e pasme të makinës, Bhatara shkoi të bënte një fotografi me kafshën, e cila ishte plagosur.
Ariu arriti ta rrëmbejë atë dhe ta rrëzojë në tokë, duke i shkaktuar vdekjen, raporton Odisha Sun-Times.
Gazeta tha se ariu po përpiqej të pinte ujë në një pellg, kur Z. Bhatara iu afrua, pavarësisht paralajmërimeve nga personat rreth tij.
Ndërsa mori fotografinë, ai u rrëzua, thotë Sun-Times, para se të kapet.
Videoja e marrë nga shikuesit e tronditur tregon taksistin duke u përpjekur të shpëtojë, por pa asnjë dobi.