Mbrëmjen e djeshme 4 efektivë policie në Lezhë zbrazën pistoletat e tyre për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre.
Pasi videoja nga “festa” e tyre u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, drejtoria vendore e policisë Lezhë vendosi pezullimin e 4 efektivëve që shfaqen në video.
Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin. Ndaj tyre ka nisur hetim disiplinore dhe SHÇBA ka nisur hetim penal ndaj tyre.