Dy ditë më parë, SPAK kreu një operacion, që çoi në arrestimin e ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe dy të tjerë. Ndërsa 6 persona janë në kërkim, përfshirë Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.
Zbërthimi i aplikacionit “Sky ECC” u pasua nga një numër i madh operacionesh në verën e vitit 2022 duke arrestuar dhjetëra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh në shumë vende të Europës përfshirë edhe Shqipërinë.
Pas thyerjes së kodit të këtij aplikacioni, policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite.
Dhjetë persona disa prej të cilëve punonin për kompani portuale u arrestuan në Antwerp gjatë vitit të kaluar.
Ata dyshohet se kanë futur drogën në vend nëpërmjet portit. Një bandë e madhe droge u çmontua gjithashtu pas arrestimeve në disa vende të ndryshme.
Shtatëdhjetë përqind e hetimeve në Antwerp janë aktualisht me indicie për hetimin e Sky ECC, ndërkohë raportohet se janë gjithsej 194 dosje.
Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ajo ka njohur vetëm rënie.
Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës dhe ata kanë filluar të arrestojnë personat e inkriminuar.
Sipas Sky ECC, produkti i tyre është ndërtuar mbi parimet e sigurisë zero të besimit, i cili e konsideron çdo kërkesë si shkelje dhe e verifikon atë duke përdorur shtresa sigurie për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm.
Sky ECC kodon komunikimet përmes tuneleve private nëpërmjet rrjeteve të shpërndara dhe nivelit më të lartë të kriptimit.
Çfarë është Encrochat?
Gjithçka lidhur me çkodimin e “Sky ECC” nisi pas zbërthimit të aplikacionit tjetër “Encrochat”, i cili u ofronte kriminelëve komunikime të gjoja të sigurta të koduara.
Agjencia evropiane e policisë Europol zbuloi gjatë muajit qershor se rrëzimi i kësaj kompanie të nëndheshme çoi në më shumë se 6 mijë e 500 arrestime dhe 900 milionë euro në asete të sekuestruara.
Sistemi kishte rreth 60 mijë përdorues kur u mbyll papritur në qershor 2020, dhe Europol zbuloi muajin pasardhës se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin përgjuar komunikimet e përdoruesve për muaj të tërë.
EncroChat është një kompani e telefonisë celulare që synon të sigurojë celularë të modifikuar të cilëve u janë hequr mikrofonat, kamerat dhe sistemet GPS.
Më pas pajisjet kanë të instaluar një sistem operativ të posaçëm dhe softuer mesazhesh, i cili dërgon dhe merr mesazhe të koduara.
Disa janë në gjendje të komunikojnë vetëm me telefona të tjerë në rrjet dhe kanë mundësinë që të futet një kod i cili me fshirjen e bisedave të koduara.
Me dhjetëra agjentë nga e gjithë bota po punojnë me mesazhet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” dhe pritet që këtë vit të ketë vërtetë zhvillime në frontin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nga SPAK.
“Tërmeti” që ka shkaktuar zbërthmi i “Sky Ecc” në Shqipëri
Për shkak të këtyre mesazheve SPAK ndërmori një megaoperacion “Metamorfoza”, ku mbetën të arrestuar njerëz të pushtetshëm si biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefin e operacionales Oltion Bistri apo prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.
Numri i madh prej 16 mijë shqiptarë në këtë aplikacion, dukshëm premton se shumë emra të tjerë të botës së krimit, politikës dhe drejtësisë që kanë abuzuar me detyrën të dalin shumë shpejt para drejtësisë.
Gazetarët e kronikës së zezë në Shqipëri se nga zbardhja e bisedave të aplikacionit, Prokuroria e Posaçme merr gati çdo ditë nga Franca biseda ku shfaqen shtetas shqiptarë.
Sipas informacioneve të tyre, nga këto biseda fshihen dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë përdorur këtë aplikacion me fokus të veçantë.
“Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, shtoi Ferhati.
Nga ana tjetër, ata pohojnë se në këtë aplikacion planifikohej të vidhej një sasi e madhe droge në magazinat e policisë së shtetit.
Megjithëse kjo ngjarje nuk ka ndodhur, ky mbetet vetëm një nga disa episodet brenda aplikacionit që përfshijnë atentate droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme që kanë trazuar punën e organeve ligjzbatuese.
Të ftuar në një emision televiziv ekspreti i kriminalistikës, Karamuço pohoi se: Përgjimet e “Sky ECC”, priten emra politikanësh. Ndërkohë analisti, Plator Nesturi: Ka edhe drejtues portalesh.
Të gjitha këtyre pikëpyetje është përgjigjur ish-gjyqtari aktualish avokati, Gurali Brahimllari, në një shkrim të gjatë dhe ka zbërthyer se si funksionun në gjyq provat e dala nga ky aplikacion dhe a do merren si prova dhe në gjykatat shqiptare.
Sipas hulumtimit të avokatit, Brahimllari, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën penale në Shqipëri, bazohen kryesisht mbi parimet e Konventës së Këshilit të Europës (KiE) “Për ndihmë të ndërsjelltë në fushen penale” (1957) dhe dy protokollet e saj shtesë, prandaj parimi që duhet të zbatohet në proceset tona penale është se “Aktet e siguruara me letërporosi kanë vlerën e provës në qoftë se janë marrë në përputhje me normat proceduriale shqiptare”.
A janë të përdorëshme këto të dhëna sipas ligjislacionit shqiptar ?
Ky parim përbën qëndrim të konsoliduar si nga doktrina edhe nga jurisprudenca gjyqësore, përfshirë edhe atë të Gjykaëts Kushtetuese dhe gjendet në harmoni me parimin e referuar në vendimin e Gjykatës së Kasacionit në Itali, të cituar më lart, se “lex loci” ka përparësi mbi ” lex fori”
Prandaj jo vetëm avokatët mbrojtës, por edhe vetë autoritet gjyqësore që kërkojnë marrjen e provave me letërprosi nga autorite i huaj duhet të mbajnë në konsideratë këtë parim të vlefshmërisë së provave dhe akteve proceduriale i cili nuk mund të neglizhohet edhe kur është fjala për procedurën e ndjekur nga Gjykata të ndonjë vendi të BE-së me traditë të spikatur në fushën e të drejtave të njeriut sikurse është Franca.
Dilema qëndron tek verifikimi ose jo i përmbajtes së legjislacionit të aplikuar nga shteti i huaj në kohën e marrjes dhe formimit të provave, në raprot me me përcaktimet e dispozitave proceduriale dhe Kushtetuese të Republikës së Shqipërsië. Pavarësisht nga graviteti i rasteve në hetim dhe gjykim, asgje nuk mund të justifikojë dhunimin e nenit 32/2 të Kushtetutës që parashikon se: Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme”.
Prandaj në rastet e çështjeve në hetim dhe gjykim, përdorshmëria e rezultateve të përgjimeve të komunikimeve të përftuara nga autoritet franceze të drejtësisë do të duhet të kushtezohet nga përgjigjet e këtyre çështjeve parimore :
-Procedura e ndjekur dhe mjetet teknike të përdorur nga autoritet francezë për kapjen/interceptimin dhe devijimin e fluksit të komunikimeve të abonentëve të platformave të enkriptuar, a lejohen nga legjislacioni procedurial shqiptar? Pra a mundet të përdoren aktualisht, të njëtat mjete teknike dhe metoda proceduriale në një rast hetimi në Shipëri?
-A kanë vlerë proceduriale në një proces penal në Shqipëri, rezultatet e “përgjimit masiv” të personave, pa idetifikimin e tyre paraprak, pa u rregjistruar një procedim peanel dhe pa iu atriubuar të dyshuarve ndonjë vepër penale ?
-A mund të përdoren rezultate e përgjimev të abonentëve të një platforme të ekriptuar të realizuar nga autoritet e një shtetit të BE, pa njoftuar dhe pa autorizimin e autoritetve ligjzbatuese Shqiptare?
A mund të konsiderohet kriminale në Shqipëri, abonimi i një personi në një platformë të enriptuar?
Edhe pse për këto çështje pritet qëndirmi profesional i Kolegit Penale të Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese, më duhet të theksoj se shkelja e parimit bazë kushtetues që lidh provat e ligjshme me procesin e rregullt ligjor, nuk mund të justifikohet as me gravitetin e ngjarjeve kriminale të pretenduara se u zbuluan prej këtyre “përgjimeve” dhe as me interesin e lartë publik për të njohur detaje të përmbajtjeve të bisedave të enkriptuara që ende nuk janë bërë publike.
Prandaj për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në fushën e kriptologjisë, pa shkelur parimin e ligjshmërisë në mbledhjen dhe përdorimin e provave, del e nevojshme që organet, përgjegjëse, shtetërore, të ndërmarrin iniciativat legjislative për të modifikuar ligjin penal dhe atë të procedurës penale, madje të nderhyjnë, në tërësi, mbi legjislacionin që rregullon përgjimin procedurial, sipas modelit Francez, duke arritur, sa më shpejt të jetë e mundur, harmonizimi dhe përputhshmëria e dispozitave tona ligjore me nevojat e teknikave të reja të hetimit.
A do pranohen si provë përgjimet e “Sky”?
Gjykata Europiane e Drejtësisë, që vepron për juridiksionin e Vendeve të Bashkimit Europian, në fund të vitit 2023 pritet të shprehet me një vendim përfundimtar, për fatin e bisedave të zhvilluara në telefonat “Sky” dhe “Encro”.