osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbërthehet banda e ko.kainës! Eldi Dizdari u shpëtua nga Llalla, por sot është në “rrjetë”

Zbërthehet banda e ko.kainës! Eldi Dizdari u shpëtua nga Llalla, por sot është në “rrjetë”

Pikërisht kur u duk se tonelatat e ko.kainës me “tutor” shqiptarë të kapura e të pakapura po mbështillen me harresë, shërbimet dhe institucionet ligjzbatuese kanë zbritur në Tiranë, jo vetëm me informacione, por dhe fizikisht për të larë hesapet me njërën nga organizatat më në zë të këtij trafiku; Eldi Dizdari njëri nga kapot që është në kërkim ndërkombëtar.

Dizdari nuk e ka për herë të parë kërkimin e këtij lloji, madje të lëshuar vite më parë nga organet holandeze për të njëjtat akuza, por dihet publikisht se u mbyll nga Adriatik Llalla me ndërhyrjen e një biznesmeni mik i afërt i Sali Berishës, përkundër shifrës marramendëse të 1.000.000 €!

Që prej asaj kohe Dizdari është rikthyer në Tiranë, ku jo vetëm ka organizuar një grup të fuqishëm trafiku, por dhe ka blerë prona e biznese vetëm dhe me miq të tij.

Të gjitha këto janë interceptuar tashmë si dhe gjithë lidhjet e tij nga Tirana në Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë e deri në Irlandën e Veriut.

Dizdari është nga Tropoja. Në vitin 1998 babai i tij Naim Dizdari dhe daja i tij u vr.anë në pritë nga fisi Haklaj. Pak kohë më vonë u v.ra nga e njëjta dorë dhe xhaxhai i tij Qazim Dizdari.

Që prej asaj kohe Dizdari emigroi dhe nuk dihet se si, por krijoi lidhjet më të fuqishme me protagonistët amerikano-jugor të trafikut të ko.kainës.

Pas ngjarjes së 613 kg ko.kainë të sekuestruar në Maminas Arbër Çekaj ,i cili ka lidhje familjare me Dizdarin u arr.estua në Gjermani.

Që atëherë një pjesë e rëndësishme e këtij grupi u skedua ndërkombëtarisht dhe u fut në rrjetën e përgjimeve të specializuara.

Megjithëse informacionet janë të rezervuara një gjë është e saktë: Së shpejti mbi 15 pjestarë të kësaj organizate, 13 nga të cilët shqiptarë, do të jenë në pranga.

Vetëm njëri prej tyre, i cili e vetquan veten “ish bodigard” i Sali Berishës, ka një pasuri përrallore pa pasur asnjë ditë pune dhe asnjë burim trashëgimie.

Ai është njëri nga anëtarët e kesaj organizate dhe ka disa apartamente në Tiranë ku vetëm njeri prej tyre i ka kushtuar 103 mijë € për arredim e mobilim.

Ai ka prona në Golem dhe në Unazën e Re në Tiranë. Ai ka kryer rolin e ndihmësit të Dizdarit dhe udhëheq trafikun deri në Irlandë.

Pjestarë të tjerë po ashtu kanë blerë prona, dyqane, troje e apartamente, ndërsa një tjeter grup në “Don Bosko” kanë krijuar një rrjet huadhënie me fajde të miliona eurove.

Edhe largimi i Dizdarit është i përkohshëm, pasi dihet saktësisht se ku fshihet dhe me çfarë identiteti fshihet./Pamfleti