osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet vendimi i KPK-së për Alma Liçaj: Fshehu pasurinë… apartamente, makina, dhurata dhe borxhe, bleu me të lirë e shiti shtrenjtë!

Zbardhet vendimi i KPK-së për Alma Liçaj: Fshehu pasurinë… apartamente, makina, dhurata dhe borxhe, bleu me të lirë e shiti shtrenjtë!

Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimi zbuloi se gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshorti përdorën një seri veprimesh fiktive për të fshehur pasurinë.

Në vendim rezulton se të paktën një pasuri dyshohet e krijuar mbi një dokument të flasifikuar, ndërsa në një rast çmimi i deklaruar ishte sa gjysma e vlerës në treg. Liçaj kundërshtoi gjetjet e KPK.

Nga Vladimir Karaj

Për të justifikuar përfitimin e 25,664 mijë eurove ulje çmimi për një apartament të vlerësuar 97 mijë euro, kryetarja e shkarkuar e Gjykatë së Apelit të Vlorës i paraqiti KPK-së, situacione të punimeve të realizuar vetë në katër vjet.

Në shënimet bashkëllidhur vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, thuhet se Liçaj pretendoi se kishte shpenzuar 4600 euro instalime elektrike dhe 3600 të tjera instalime hidraulike. Sipas katër preventivëve të lëshuar nga viti 2010 deri në vitin 2014, në apartamentin 2+1 ishin instaluar 368 priza, çelësa dhe automatë dhe po kaq pjesë hidraulike. Punimet për këto instalimi ishin përsëritur katër herë.

Në konkluzionet ku shpjegon arsyet e shkarkimit të Liçajt, trupa e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine relatore shprehet se situacionet e punimeve ishin fiktive, të përsëritura dhe të padeklaruara më herët në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDLPKI).

Megjithatë vendimi i zbardhur tregon se pagesa e pretenduar prej 4600 eurosh për 368 priza e çelësa, ishin problemi më i vogël, ndër problemet që iu gjetën pasurive të Liçajt. KPK vendosi ta mbyllë hetimin për kryetar e Gjykatës së Apelit vetëm për këtë kriter, ndërsa në vendim thuhet se ajo, “nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të saj”, ka fshehur dhe paraqitur pasurinë në mënyrë të pasaktë dhe ka “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.

Apartamente, dhurata dhe borxhe

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Liçaj dhe i shoqi, sipas vendimit kanë deklaruar një sërë pasurish të paluajtshme, ndërsa për burim të tyre janë deklaruar hua me interes të ulët nga miq të bashkëshortit dhe nga vëllai i tij.

Dy hua, një në vlerën 60 mijë euro dhe një tjetër 12 mijë euro ishin marrë për një apartament 107 metra dhe një vendparkim në Tiranë. KPK tha se nga hetimi kishte rezultuar që as huadhënësi i parë, i cili kishte deklaruar një biznes dhe as vëllai i bashkëshortit që dha 12 mijë euro nuk kishin burim të ligjshëm për këto hua.

“Nga dokumentacioni ligjor provues i mësipërm i siguruar nga hetimi administrativ, nuk është arritur të provohet ligjshmëria e të ardhurave të dhëna hua nga shtetasi A. M., në shumën prej 60,000 eurosh, për bashkëshortin e subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Liçaj”, thuhet në vendim.

Për të njëjtin apartament Komisioni gjeti një sërë problemesh të tjera. Kështu Liçaj pretendoi se kishte përfituar një ulje me rreth 25664 euro nga kompania për shkak të vonesës së ndërtimit dhe për shkak se ajo vetë kishte kryer punime, por KPK rrëzoi si fiktive punimet e pretenduara dhe po ashtu edhe pretendimin për uljen e përfituar.

“Komisioni, arrin në përfundimin se deklarimi në deklaratën “Vetting” i subjektit të rivlerësimit, se ka përfituar zbritje nga shoqëria e ndërtimit për punime të kryera nga vetë porositësi është një deklarim i rremë i subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendim.

Veç këtij apartamenti një tjetër i blerë në Tiranë për 60 mijë euro rezultoi po ashtu i pajustifikuar. Sipas KPK-së nga hetimi kishte rezultuar se apartamenti ishte blerë për një vlerë rreth 21 mijë euoro më pak se sa e kishin blerë dy vjet më herët shitësit e tij.

KPK thotë se gjeti në këtë rast se një verandë me të cilën ishte shitur apartamenti nuk ishte deklaruar fare nga Liçaj. Ndërkohë që Komisioni llogariti se vlera reale e tregut për apartamentin ishte gati sa dy fishi i çmimit të deklaruar se ai ishte blerë. KPK po ashtu në këtë rast thotë se Liçaj nuk provoi dot se miku i bashkëshortit që kishte huazuar në këtë rast 70 mijë euro kishte mundësi financiare për të bërë këtë.

Liçaj këmbënguli se kishte përfituar një çmim më të lirë pasi shitësit kërkonin të paguheshin në dorë dhe se ajo kishte siguruar shumën e kërkuar.

Problematik rezultoi edhe një apartament 71 metra në Vlorë. Sipas dokumeneteve të dërguara nga Liçaj apartamenti ishte përfituar nga shkëmbimi i një godine me sipërfaqe të papërcaktuar por me lartësi katër metra me një gabinë elektrike të Ndërmarrjes Elektrike në Vlorë në vitin 2000.

“Kontrata e shkëmbimit nuk përcakton se çfarë sipërfaqeje dhe me çfarë dokumentacioni provohet pronësia e Ndërmarrjes Elektrike Vlorë mbi këtë kabinë. Nuk sqarohet nëse apartamenti me sipërfaqe 71.8 m2 është përfituar vetëm nga kabina dhe nëse bashkëshorti i subjektit ka pasur një ndërtesë tjetër në posedim, që i bashkëngjitet kabina. ZVRPP-ja Vlorë konfirmon se në lidhje me këtë apartament nuk disponon asnjë dokumentacion ligjor”, thuhet në përfundimet e KPK-së.

Një mori problemesh rezultuan nga një pasuri e bashkëshortit. Sipas KPK-së bëhej fjalë për jë ndërtesë me sipërfaqe 120 m2 dhe truallin 215 m2. Komisioni thotë se kishte “mungesë dokumentacioni për sa i përket truallit”, “rezultoi se leja e ndërtimit nuk ka shërbyer për regjistrimin e kësaj pasurie, për të cilën është aplikuar për legalizim. Kjo leje rezulton se ka qenë e falsifikuar e nuk mund të shërbente për ndërtimin e kësaj prone”.

Liçaj në këtë rast u mbrojt se ata nuk kishin pasur dijeni për pretendimet se leja ishte e flasifikuar dhe se kjo çështje ishte ende në hetim nga prokuroria. KPK në fund e cilësoi këtë pasuri si “posedim të paligjshëm”.

Ndërkohë tre dhurata të marra nga vëllai, përkatësisht dy apartamente 43 dhe 95 metra katrorë dhe një garazh, u gjetën nga Komisioni si pasuri të pajustifikuara. Nga hetimi rezultoi se vëllai i bashkëshortit i kishte marrë këto tre pasuri si dhuratë nga një kompani dhe më pas ia kishte dhuruar të vëllait. Liçaj pretendoi se “Dhurimi i kryer është midis dy vëllezërve, për shkak të marrëdhënies së afërt familjare, që kanë me njëri-tjetrin”.

Komisioni sidoqoftë e cilësoi gjithë këtë veprimtari si fiktive me qëllim fshehjen e shpenzimeve prej 13.7 milion për krijimin e këtyre pasurive. KPK e akuzoi në këtë rast Liçaj për “deklarim të rremë”.

Makina të blera lirë e shitur shtrenjtë

Hetimi i pasurisë së Liçajt, e cila u paraqit në seancë dëgjimore vetëm një ditë pasi si pjesë e një trupe gjykuese i dha pafajësi ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika, gjeti të paktën dy shit-blerje makinash që sipas KPK-së ishin fiktive.

Në vendimin e zbardhur thuhet se një makinë “Benz 140” e prodhuar në vitin 1993 u ble për 50 mijë lekë në vitin 2002 dhe u shit për 15 mijë e euro në vitin 2013. Një tjetër makinë u ble sipas vetëdeklarimeve të Liçajt nga bashkëshorti i saj për 600 mijë lekë në vitin 2009 dhe u shit për 20 mijë eruo një vit më vonë në vitin 2010.

Liçaj u justifikua në shpjegimet dërguar KPK-së se makinat ishin blerë me probleme autoteknike dhe se në to ishin kryer riparime dhe se “këto çmime përbëjnë çmime të rëna dakord me marrëveshje mes palëve, në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë”. Ajo po ashtu pretendoi se makina e parë nuk ishte amortizuar sepse nuk ishte përdorur.

KPK vlerësoi se shpjegimet nuk ishin bindëse. “Amortizimi i automjeteve është një proces që ndodh aq më tepër kur makinat nuk përdoren për një kohë të gjatë”, thuhet në arsyetim, ndërsa KPK shpreheht se “arrin në përfundimin se shitja e autoveturës, tip “Mercedes Benz” (140) i vitit 1993, me çmim 4 herë më shumë se ai i blerjes nga ana shitësit, në të vërtetë përbën një veprim financiar të pajustifikuar”.

Ndërkohë për makinën tjetër KPK gjeti se ajo ishte blerë në vitin 2007 dhe jo në 2009 kur ishte deklaruar dhe kishte qenë në bashkëpronësi. Bazuar në numrin e shasisë ajo rezultonte makinë e vjedhur, ndërsa KPK thotë se u gjetën dy deklarata shitje nga bashkëshorti i Liçaj te i njëjti person i tretë. Një prej këtyre deklaratave noteriale ishte depozituar në ILDKPKI dhe një tjetër nga një noter tjetër në DPSHTRR.

KPK gjeti edhe se kjo makinë ishte blerë 600 mijë lekë, më lirë se sa taksa doganore që ishte paguar për të, ndërsa ishte shitur 15 mijë euro. Mbrojtja e Liçaj ishte e ngjashme edhe në këtë rast. Ajo pretendoi se nuk ishte në dijeni se për makinën kishte dy kontrata noteriale, ndërsa çmimet ia faturoi tregut të lirë.

Për KPK gjithçka rreth kësaj makine rezulton e dyshimtë. Në konkluzion trupa gjykuese thotë se nuk kishte dokumente se transaksionet kishin ndodhur vërtetë. “Duket se blerja dhe shitja e mjetit është bërë fiktivisht”, thuhet në vendim.