osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet skema: Ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema: Ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet projekti i qeverisë për rritjen e pensioneve gjatë vitit 2021. Qeveria ka dërguar në Kuvend projektbuxhetin për vitin që vjen nga ku, bëhen të ditura kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe fondet e vëna në dispozicion nga qeveria.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Në relacion thuhet, se për pensionistët parashikohet që të ketë një rritje të pensionit, e cila është llogaritur 2.5 për qind në vit.

“Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5% në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontigjencë sipas viteve janë: viti 2021-2,500 milionë lekë, viti 2022-3,000 milionë lekë dhe viti 2023-3,120 milionë lekë”, thuhet në relacion.

Sa i përket numrit të përfituesve, në relacion thuhet se janë rreth 48 mijë përfitues, të cilët do të përfitojnë nga rritja e pensioneve në harkun kohor të 3 viteve. Po ashtu, theksohet se buxheti i alokuar nga qeveria do të jetë 13 miliardë lekë. “Mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të përfituesve e cila në harkun e tre viteve parashikohet të jetë rreth 48,000 përfitues, pra një shtesë neto me rreth 16,000 persona në vit, me një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë.

Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacion.

Ad by Valueimpression
Arsimi

Ndërkohë, në projektbuxhetin e qeverisë për vitin që vjen, lidhur me arsimin thuhet se parashikohet që të ketë rritje të aksesit të nxënësve në arsimin parashkollor në masën 86 për qind si edhe përmirësim të cilësisë së teksteve shkollore nga klasa e 4 deri në atë të 5 për arsimin parashkollor. Po ashtu, në relacion theksohet se synohet edhe kompensim financiar për fëmijët që vijnë nga kategori të caktuara të familjeve, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, i cili do të jetë në masën 100 për qind.

“Për arsimin parauniversitar për periudhën 2022-2024 synohet të sigurohet rritja e aksesit të fëmijëve në arsimin parashkollor në masën 86%, ndjekja e arsimit bazë (nga 100% e moshës 6-16), si dhe përfshirja me përparësi e grupeve vulnerabile. Zhvillimi i reformës së teksteve shkollore, përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore si dhe kompensimi i çmimit të teksteve shkollore nga klasa I-IX, dhënia e teksteve shkollore falas për klasa 1-8 si dhe në vitin 2022-2024. Kompensimi financiar, në masën 100 % fëmijëve që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie e fëmijëve që gëzojnë statusin ligjor të jetimit”, thuhet në relacion.

Ja buxheti për kategoritë përfituese

1. Për paaftësi të përkohshme – 499 000 lekë

2. Barrëlindje – 40.594.000 lekë

3. Pensione -123.350 000 lekë

4. Aksidente e sëmundje profesionale -16 000 lekë

5. Sigurimi shtetëror suplementar – 844 000 lekë

6. Sigurimi suplementar ushtarakeve dhe i policisë së shtetit – 3 611 000 lekë

7. Statusi i profesorit – 205 000 lekë

8. Statusi i naftëtarit – 577 000 lekë

9. Statusi i metalurgut – 81 000 lekë

10. Trajtimi i veçantë i punonjësve të nëntokës – 1 227 000 lekë

11. Kompensime çmimesh – 4,621 000 lekë

12. Pensione të posaçme shtetërore – 88 000 lekë

13. Shpërblime për pensione për veteranët – 76 000 lekë

14. Shpërblime për invalidët e punës – 90 000 lekë

15. Kompensime për të ardhurat e pensionistëve – 4,100 000 lekë

16. Pensioni social -183 000 lekë

17. Statusi “Dëshmor i Atdheut” – 29 000 lekë

18. Trajtimi i veçantë i pilotëve fluturues në pension – 72 000 lekë

19. Trajtimi i veçantë i punonjësve të industrisë ushtarake – 68 000 lekë

20. Ushtarakët e nëndetëseve në pension – 11 000 lekë

21. Shpenzimi varrimi – 216 000 lekë

22. Politika te reja pensionesh – 514 11 000 lekë

23. Pagesa për shpërblimin e fundvitit – 3,375 000 lekë