osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zbardhet Raporti, KLSH çon në Prokurori 62 zyrtarë dhe kallëzon në SPAK 6 të tjerë, institucionet 740 mln dollarë dem buxhetit ne 2021

Zbardhet Raporti, KLSH çon në Prokurori 62 zyrtarë dhe kallëzon në SPAK 6 të tjerë, institucionet 740 mln dollarë dem buxhetit ne 2021

62 zyrtarë janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shkelje e abuzime me detyrën, 6 prej të cilëve janë dërguar për hetim në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Këto të dhëna vijnë përmes raportit të punës për vitin 2021 i sapo bërë publik, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se kallëzimet janë bërë në kuadër të angazhimit për të luftuar veprimet abuzive dhe të mashtrimit financiar me pronën publike.

Specifikisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përcjellë në organet kompetente 14 kallëzime dhe indicie penale, 6 prej tyre në SPAK dhe 8 të tjera pranë Prokurorive të rretheve gjyqësore, për 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme.

“KLSH si një aktor i rëndësishëm në luftën ndaj abuzimeve dhe mashtrimeve financiare me pronën publike, ndaj zyrtarëve të korruptuar, duke synuar përmirësimin e qeverisjes publike, ka adresuar rast pas rasti kallëzime penale në lidhje me “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera”, etj.

KLSH për vitin 2021 ka përcjellë 14 kallëzime penale për 62 persona. KLSH ka pasur në qendër të vëmendjes luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes si dhe të mashtrimit financiar në përdorimin e fondeve dhe të pasurisë publike, duke synuar rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së zyrtarëve publik, si dhe të efekteve parandaluese nëpërmjet ndëshkimit të personave të cilët janë vlerësuar se gjatë veprimtarisë së tyre kanë pasur elementë të veprës penale”, thuhet në raport.

Vlen të theksohet, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit se gjatë vitit 2021 janë të shumta vendimet gjyqësore të cilat konfirmojnë rekomandimet e lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në subjektet e audituar. Në proceset gjyqësore të tilla, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka insistuar në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve, arkëtimit të dëmit dhe parandalimit të efekteve negative financiare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjatë vitit të shkuar një dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetin me vlerë shumë të lartë prej rreth 740 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e kësaj shume i takon efekteve negative e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit, që prekin shumën totale prej 55.4 miliardë lekësh, afërisht 550 milionë dollarë. Pjesa tjetër prej 19.1 miliardë lekësh, apo afërisht 190 milionë dollarë është konstatuar në formën e pastër të dëmit ekonomik.

Dëmet më të mëdha në fushën e investimeve

Sipas, raportit të KLSH pjesa më e madhe e dëmit të konstatuar i përket abuzimeve me shpenzimet buxhetore, ku pjesa më e madhe e dëmit ekonomik është zbuluar në fushën e investimeve.

Për shkak të abuzimeve në investime, të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vlerësohen nga KLSH në një total prej 25.2 miliardë lekësh, apo rreth 250 milionë dollarë.

2.4 miliardë lekë, apo rreth 24 milionë dollarë efekte negative në arkën e shtetit, janë konstatuar me shpenzimet që lidhen me pagat e shpërblimet e administratës publike, ndërkohë që nuk mbeten pas as dëmet ekonomike në fushën e shpenzimeve operative, ku totali arrin në 1.3 miliardë lekë, afërisht 13 milionë dollarë.