osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet plani i SPAK: Në Dhjetor kompletohet me 15 prokurorë dhe BKH hap dosjet e para! Lufta antikorrupsion nis me gjurmimin e parave

Zbardhet plani i SPAK: Në Dhjetor kompletohet me 15 prokurorë dhe BKH hap dosjet e para! Lufta antikorrupsion nis me gjurmimin e parave

Dhjetori pritet të jetë muaji vendimtar i zbatimit të reformës në drejtësi. Prej vitit 2016 e deri më sot, Shqipëria ka nisur një reformë rrënjësore në sistemin gjyqësor dhe qershia mbi tortë janë padyshim Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Këto organe u ngritën për një qëllim: Luftimin e korrupsionit në nivele të larta. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal se do goditen pushtetarët, mirëpo SPAK paralajmëron se viti 2021 do sjellë goditjet e para. Në fillim të javës u mblodh Këshilli Kombëtar i Integrimit ku secili institucion paraqiti objektivat e veta.

Gazeta ka siguruar variantin final me afatet e reja mbi 15 kushtet e vendosura nga BE për hapjen e negociatave. Kushti bazë i BE është që SPAK dhe BKH të bëhen funksionale dhe të nisë lufta ndaj të korruptuarve. Sipas planeve të SPAK, në dhjetor kjo strukturë do të jetë tërësisht e kompletuar. Ajo do të plotësohet me 15 anëtarë, ashtu siç e parashikon dhe Kushtetuta, ndërsa po ashtu Byroja e Hetimit do të jetë kompletuar me 60 hetues.

Po ashtu kati i fundit i SPAK do të jetë rikonstruktuar dhe aty do të jetë BKH. Sipas planit të integrimit, çështjet që mbyllen në dhjetor janë: Vijim i procedurave për emërimin e 2 anëtarëve të tjerë të SPAK; Përshpejtim i procedurave të rivlerësimit për dy kandidatët për anëtarë të SPAK; përfundimi i rikonstruksionit të mjediseve të SPAK; miratimi i ndryshimeve ligjore në lidhje me përcaktimin e plotë të pagës (pagesa për vështirësi) për të gjithë punonjësit e SPAK, “Realizuar nëpërmjet miratimit në Parlament të Ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 96/2016, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”; Fillimi i procesit të përzgjedhjes së Drejtorit dhe 60 kandidatëve për hetues të BKH dhe shqyrtimi i kandidaturave. (KLP miratoi në mbledhjen e datës 30.07.2020, Vendimin nr. 183 “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, Znj. Aida Veizaj u emërua Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me një mandat 5-vjeçar, duke filluar funksionet më datë 01.09.2020).

Ja si do goditet korrupsioni

Përveç funksionimit të SPAK e BKH, tjetër kusht është hetimi i të korruptuarve. Në planin e integrimit jepen dhe detaje se ku do të fokusohet puna me qëllim arrestimin e tyre. Sipas planit, do të bëhet analiza e produkteve dhe shërbimeve bankare dhe rreziku që ata paraqesin në sistemin tonë bankar në drejtim të pastrimit të parave.

Një tjetër analizë do të bëhet për keqpërdorimin e llojeve të ndryshme të personave juridikë për pastrim parash. Po ashtu do të bëhet një skanim i pronave të paluajtshme të cilat dyshohet se janë vendosur nga pastrimi i parave. Në skaner do të kalojë dhe kontabilistët, avokat dhe agjencitë që merren me procesin e shitjes së pronave. Pra lufta ndaj korrupsionit duket se do të nisë me gjurmimin e parave të pista. Ata që i kanë investuar në ndërtime apo i kanë transferuar në llogari bankare pritet që të identifikohen.

Një tjetër plan i qeverisë është që të bëhen një sërë ndryshimesh ligjore me qëllim që të shmanget pastrimi i parave në vend. Javën që vjen BKH mbyll procesin kandidimeve për hetues dhe do të ketë 60 persona që do të skanojë pushtetarët. Fillimisht ata do trajnohen në SHBA dhe më pas do nisin punën sipas direktivave të FBI. Sinjalet janë se viti 2021 do të jetë viti i reprezaljes ndaj të korruptuarve./Kliti Topalli