osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet plani i PS nëse bllokohet sërish Lleshi: Shkarkim të menjëhershëm të presidentit, ose votëbesim të qeverisë

Zbardhet plani i PS nëse bllokohet sërish Lleshi: Shkarkim të menjëhershëm të presidentit, ose votëbesim të qeverisë

Mazhoranca qeverisëse duket se po ecën me plane rezervë sa i takon përballjes me presidentin për dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm.

Kryeministri ja ridërgoi dekretin, por dje i dha një mesazh në distancë Ilir Metës. Në reagimin e Kryeministrisë u deklarua se nëse Meta sërish refuzon gjeneralin, atëherë do e ketë fjalën Parlamenti.

Por kjo deklaratë u përforcua akoma dhe më tepër nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Në një studio televizive dhe ai deklaroi se i takon Kuvendit të vendosë.

“Unë e dëgjova presidentin kur tha se edhe për Parlamentin nuk shprehet Kushtetuta nëse brenda 10 ditëve do të duhet të thotë e pranon apo rrëzon dekretin për shkarkimin apo emërimin e një ministri, por është fakt se Parlamenti vendos për dekretin edhe në rastin e refuzimit të kandidaturës për një ministër do të duhet dhe fjala e Parlamentit”, tha Manja.

Por çfarë po paralajmërojnë socialistët me faktin se do jetë Kuvendi që do flasë në fund?

Gazeta u interesua pranë deputetëve të PS dhe po ashtu pyeti juristë se cilat janë rrugët që mund të ndiqen në rast se Sandër Lleshi refuzohet sërish për ministër të Brendshëm.

Sipas tyre, Kuvendi mund të veprojë në dy mënyra: E para është që të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si president, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.

E dyta është që kryeministri të kërkojë votëbesim në Parlament për qeverinë. Sa i takon shkarkimit është lëvizje më pak e mundshme, pasi duhen mbi 93 vota, ndërsa në fund është Gjykata Kushtetuese që vendos për shkarkimin e kreut të shtetit.

Por çështja e votëbesimit është më e arritshme. Juristi Sokol Hazizaj ka zbardhur për gazetën procedurat që mund të ndiqen në këtë rast.

“Sa i takon propozimit që Rama të marrë Ministrinë e Brendshme, mundet që kryeministri të bëjë ndryshim të strukturës qeverisëse në thelb. Por kjo bëhet me program social, ekonomik, politik, etj.

Duhet të kalojë qeveria e tërë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai për gazetën. Pra, qeveria mund të ndjekë të njëjtën rrugë që ndiqet pasi fitohen zgjedhjet. Kryeministri përcakton listën e ministrave dhe bën gati programin ekonomik dhe më pas i drejtohet Parlamentit.

Nëse aty merr mbi 71 vota, shkohet në Presidencë e bëhet betimi. Vetë presidenti është i detyruar të firmosë dekretin. Mbetet të shihet nëse do shkohet te kjo lëvizje, pasi dje Meta dhe sinjale tërheqje nga bllokada e Lleshit.

Reagojnë socialistët

Gazeta dje ka marrë reagime dhe nga socialistët se si e shohin lëvizjen e Presidentit, i cili bllokoi Sandër Lleshin. Deputeti Bujar Çela akuzoi fort kreun e shtetit, por nuk e ka përjashtuar si mundësi shkarkimin e Metës.

“Meta është në staturën e tij të përhershme, një ujk që nuk ndërron as qimen, as zakonin. Këto janë lojërat e tij elektorale, ai ende mendon se është kryetar i forcës së parë, të paparë. Ai është mjeshtri i dallavereve.

Për Sandër Lleshin, dallavere nuk ka. Për shkarkimin e Metës, na duhen 94 vota. Ne nuk prisnim që Meta të shkojë në çmenduri të tilla sa të shënojë precedent që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Ne e dimë veten sesa vota kemi, por kur popullit t’i mbushet mendja se Ilir Meta duhet të largohet, të na japë votat, ta kemi parasysh në 2021 sepse mandati i tij mbaron në 2022.

Prandaj, nëse duam ta heqim një vit para, t’i japin Ramës 94 vota, duke filluar nga pushteti vendor dhe kështu zgjidhet”, tha ai./Kliti Topalli për Sot