Sali Berisha organizoi Kuvendin e tij për të shkarkuar Lulzim Bashën, sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe bindur përkrahësit e vet se vetëm ai mund t’i rikthejë në pushtet.
Pas disa “Foltoreve” të organizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ish kreu i PD thirri në Tiranë përkrahësit e vet duke organizua një miting në stadiumin “Air Albania”.
Por cila është fatura e fundit financiare në “Air Albania” e marrëzisë së Berishës përpos asaj politike dhe historike?
Gazeta “TemA” ka siguruar faturën financiare e cila shkon mbi 1 milion euro shpenzime.
Në të përfshihen qeraja e hapësirës ku është zhvilluar aktiviteti, skenografia e përdorur, reklamat në televizione të ndryshme, aksesorët për militantët me logon e partisë, materialet zgjedhore, qera sallash, kohë televizive satelitore, brandim i stadiumit, etj.
Ndërkohë, teksa premtohet se Shqipërisë do t’i vijë ndryshimi nga ky Kuvend, Sali Berisha dhe zyrtarët rreth tij po ngurojnë të sqarojnë burimin e të ardhurave.
Mbase ndryshimi i pretenduar duhet të nisë duke bërë transparencë mbi financuesin e kësaj kostoje të madhe që është përdorur.
Më poshtë po pasqyrojmë pasqyrën financiare lidhur me disa nga shpenzimet që janë kryer.