Zbardhet lista e shqiptarëve dhe kompanive të regjistruara në Shqipëri që figurojnë në “offshore”. Prej disa ditësh e gjithë bota zien nga “Pandora Papers”, ku një rrjet i gjerë gazetarësh kanë arritur të nxjerrin informacione mbi politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët shmangin detyrimet fiskale duke investuar në kompani “offshore”.
Në Shqipëri flitet se është një politikan shqiptar, por ai nuk është i vetmi, pasi ka shumë kompani të tjera dhe biznesmenë që dalin në të dhënat e “Pandora Papers”. Gazeta “SOT”, prej dy ditësh ka kryer kërkime në të dhënat e publikuara dhe ka arritur të sigurojë një listë të gjatë emrash të publikuar nga “Pandora Papers”. Aty ka shumë kompani dhe biznesmenë të njohur që rezultojnë të regjistruar kryesisht në Maltë.
Mund të përmendim kompaninë “Banker Petroleum”, e cila merret me menaxhimin e naftës shqiptare. Ish-kreu i saj dhe disa përfaqësues të tjerë të kësaj kompani rezultojnë në të dhënat e “Pandora Papers”. Në listë janë: Petryk – Robert Paul, Bnakers Petroleum, adresa: “Tre Vëllezërit Kondi; Vilat Gjermane; N19, Tirana; Albania”; Ferguson – Richard L. -Bankers Petroleum, adresa: “Rruga Vasil Pecuke; Lagjjia “Kastriot”; Fier; Albania”; Leonidha Çobo, me kompani: Sherwood International Petroleum Ltd; Sherwood International Petroleum (Cayman) Inc.; Sherwood International Petroleum (Cayman) Inc; Bankers Petroleum Albania LTD; Rruga Vasil Pecuke; Lagjjia”Kastriot”; Fier; Albania.
Një emër tjetër i njohur është ai ndërtuesit Fatmir Kuçi. Po ashtu rezulton në listë dhe biznesmeni i njohur Ilir Trebicka. Një personazh mjaft i njohur në këtë listë është Mirel Mërtiri. Ky person është akuzuar shpesh nga opozita se me kompaninë e tij Kl Group Ltd, ka marrë monopolin inceneratorëve të plehrave. Më pas ka dhe emra të tjerë jo shumë të njohur, ndërsa dyshimet janë se pas tyre janë të përfshirë individë me pushtet. Gazeta sqaron se lista në fjalë është publikuar nga “Pandora Papers” dhe ne thjesht po bëjmë pasqyrimin e tyre pa marrë përgjegjësi mbi saktësinë e të dhënave. Pjesa dërrmuese e Emrave rezultojnë aksionarë ose bashkë punëtorë në kompani të regjistruar në Maltë.
Investigimi i “Pandora Papers”
Investigimi i “Pandora Papres” ka zbuluar, se 35 për qind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botërorë, përfshirë edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.
Llogaritë offshore shpesh herë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit. Investigimi i kryer nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash përfshirë edhe seksionin turqisht të DW, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Ministrat e Financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit kanë të gjithë lidhje me kompanitë offshore, ashtu si edhe ministrat e mëparshëm të financave të Maltës dhe Francës duke përfshirë edhe ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.
Sipas ICIJ Pandora Papers tregojnë, se njerëzit e fuqishëm me pushtet, që mund të ndihmojnë t’i jepet fund sistemit të ofshoreve, në fakt janë përfitues prej këtyre sistemeve. Ata fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre përkatëse bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale duke pasuruar kriminelët dhe varfëruar vendet.
Biznesmenët që rezultojnë në “Pandora Papers”
1. Petryk – Robert Paul, Bankers Petroleum, adresa: “Tre Vëllezërit Kondi; Vilat Gjermane; N19, Tirana; Albania”
2. Ferguson – Richard L. -Bankers Petroleum, adresa: “Rruga Vasil Pecuke; Lagjjia”Kastriot”; Fier; Albania”
3. Endrit Maloku, kompania Gardiner Ltd, adresa: RR Ali Demi pranë Xhamisë së Tiranës
4. Ismail Mulleti, GFI Technologies S.E. LTD, rruga Murat Toptani; Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania.
5. Leonidha Çobo, Sherwood International Petroleum Ltd; Sherwood International Petroleum (Cayman) Inc.; Sherwood International Petroleum (Cayman) Inc; BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD; Rruga Vasil Pecuke; Lagjjia”Kastriot”; Fier; Albania
6. Luan Kacmoli, Pesyta Line Limited, Rruga Sali Sala, Durrës
7. Ludmilla Bolo, Mediterranean Beverages Limited, Rruga Skënderbe 19, Durres
8. Stilian Bollo, Mediterranean Beverages Limited; Rruga Skënderbe 19, Durrës
9. Luan Bleta, Mediterranean Beverages Limited, Rruga Skënderbe 19, Durrës
10. Klesta Cela, Adelaide Capital Management Ltd; Kronotex Malta 2 Limited, 87/6 Calypso Flats, G’mangia Hill Pieta’ Pta 1315
11. Fatmir Kuci, Victoria Marinë Ltd, Rruga 11 Nëntori, Elbasan
12. Edison Omeri, Eo Ltd, Via Baldassarre Peruzzi, 8, Siena
13. Kledian Cupi, Everest Malta Limited, Apartment 25, Hyrja 5, Don Bosko, Tirana
14. Endri Ramo, Sunshine Aviation Holdings Limited, Municipality Unit 3, Rruga Qemal Stafa, p. 6, shk 2, ap. 8, Tirana
15. Ilir Trebicka, Re-Land Energy Ltd; Rr Dora Distria, Pall. 10, SH. 1, AP. 12, Tirana
16. Ilir Cupi, Everest Malta Limited; Unaza E Re, Rruga Teodor Keko, Prane Ish-Astirit Tirana
17. Ylli Daja, Eurasia Private Equity Ltd.L.14, I Sh Godina E Bonifikimit, Shkozet, Durres
18. Erton Graceni, Factorize Holdings Limited, Shqyri Ishmi st, no. 62, ap 19, Tirana
19. Endri Dyrmishi, Gose Island Limited, Rruga Badhyl, P20, SH.1 AP 8, TIRANA
20. Roland Leci, Mtc Trading Ltd, Pontou 8 Argyrouploi 16451
21. Genc Mataj, medazov rosa co. Ltd, Rruga Dervish Hima, Pallati Klan NR. 9, Tirana
22. Miranda Shelinaj, Ambrosia Advance Limited, 4, Via Vigili Del Fuoco, Savigliano Cn, 12038
23. Florian Bregasi, Skirmony Ltd, N. 33, Iva Sulejman Delvina, Tirana
24. Mirel Mertiri, Kl Group Ltd., 2, Rruga e Elbasanit, Tirana
25. Gentiana Arbana, Thomaneya Foundation Limited, Apt 1502, Level 15, Corniche Plaza, Corniche Road, Hai Sahtee, Jeddah
26. Klajdi Topalli, Ma.Ni.Je.Services Limited, Thelma, Fl 2, Triq Barnaba, St. Paul’s Bay
27. Gerton Bejo, Vdc Holding Ltd, Vatra Advertising Ltd, Rr, Vaso Pasha, Pallati i. Ri, Tirana