Janë zbuluar arsyet e sherrit që përfundoi në përdorimin e shufrave të hekurit. Sherri ka nisur në momentin që një grua me flamurin e LSI-së në dorë, po kalonte para Çelës dhe djalit të tij. Në këtë moment Erjon Çela mësohet se i ka thënë se “hiqe atë flamur”.
Pas fjalëve të Erjon Çelës, në ndihmë të militantes së LSI-së ka shkuar pikërisht Zamir Sijani, invalid me paterica duke iu përgjigjur djalit të ish-bodigardit të Berishës, se “nuk ka përse ta heqë flamurin”.
Debati mes Erjon Çelës dhe Sijanit kaloi në ofendime dhe djali i ish-bodigardit goditi me grusht invalidin 43-vjeçar.
Në këtë moment ndërhyjnë personat e tjerë që e njihin Sijanin, por edhe gruan që u bë shkak për sherrin duke sjellë përleshjen.
Ashtu sikur duket në pamje edhe Erjon Çela thotë në dëshminë e tij, se u godit nga një person me patericë që është Sijani, por edhe protestuesit e tjerë të opozitës me shufra hekuri duke i shkaktuar atij dhe babait dëmtime të rënda në kokë.
Të përfshirë janë shtatë persona, fotot e të cilëve janë publikuar. Deri tani vetëm njëri është a.rrestuar, pesë të tjerë janë identifikuar.
Plaku Berisha që postoi fillimisht fotot e tyre të p.lagosur tha se u d.hunuan nga policia, ndërkohë që pamjet e transmetuara e nxorën blof këtë qëndrim.
Por vlen për tu përmendur se shkaktarët kryesor të incidentit është Erion Çela djali i ish bodigardit të Berishës dhe ai duhet të ndalohet, sepse ka intimiduar një grua dhe ka goditur një invalid.