osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zbardhet e vërteta e privatizimit të klubit “Partizani”: Sali Berisha i ktheu krushkut truallin e kompensuar nga Jakomoni! Si u vunë në dispozicion të familjes ministritë?!

Zbardhet e vërteta e privatizimit të klubit “Partizani”: Sali Berisha i ktheu krushkut truallin e kompensuar nga Jakomoni! Si u vunë në dispozicion të familjes ministritë?!

Teksa qytetarët shqiptarë dhe Partia Socialiste kërkojnë të dinë të vërtetët e privatizimit të kompleksit “Partizani”, dosje kjo që ndodhet për hetim në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gazeta “SOT” po sjell sot Ekskluzive për lexuesit detaje tronditëse rreth tjetërsimit të kësaj pasurie publike nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë mandatit të parë të qeverisë së drejtuar prej në vitet 2005-2009. Demokratët kur erdhën në pushtet në vitin 2005, kishin si slogan “Kohën për ndryshim”.

Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani ” i destinuar për familjen e tij. Gazeta “SOT” po sjellë detaje dhe fakte interesante nga kjo megaaferë, të cilat hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.

Kështu, skandali Rama-Berisha i shkatërrimit të komplekseve sportive dhe mjediseve të tjera publike në kryeqytet, madje dhe të Gardës së Republikës, qëndron kryesisht vetëm tek një vendim, që ka firmosur kryebashkiaku Edi Rama në datën 29.12. 2007 për shkatërrimin dhe kthimin në shesh ndërtimi të kompleksit sportiv “Partizani”. Ky vendim, dihet se si dhe përse e në favor të kujt është firmosur e vulosur. Këtë skandal të vitit 2007-2008, të përgatitur prej Ramës së Bashkisë Tiranë dhe Berishës së qeverisë e asgjëson” një shkresë e lëshuar 14 Vjet me parë, pra në vitin 1994, nga zyra qendrore e Arkivës së Shtetit Shqiptar, kur drejtor i Përgjithshëm i kësaj arkiv ka qenë krushku i Sali Berishës, ose më saktë, babai i dhëndrit të Saliut dhe vjehrri i Argitës, zoti Luan Malltezi.

Sipas këtij dokumenti. pra kësaj shkrese me numër prot 1586/1, datë 12.05.1994, firmosur asokohe nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të shtetit, zotit Luan Malltezi, ish-pronarët e truallit të kompleksit sportiv “Partiza-ni’ në Tiranë, janë shpronësuar nga ish-qeveria Fashiste Italiane, në vitet 1940-1941, duke u paguar truallin kundrejt çmimeve të kohës dhe që ish-pronarët, kanë firmosur marrjen e vlerave përkatëse financiare, Pesë ditë më parë, ish-pronaret, me instruktazhin e kryebashkiakut Edi Rama, kanë dalë në e kranin e një TV-je, ku punon si shef edhe bashkëshorti i një punonjëseje të superpaguar të stafit të Ramës, për të mbështetur aferën korruptive të mafies së trojeve Rama-Berisha.

Mirëpo prona e quajtur “Kompleksi sportiv Partizani” për të cilën ata bërtasin se janë pronare, nuk janë më prona të tyre, por të shtetit italian. Sipas ligjit shqiptar të pushtetit komunist, të ardhur në fuqi në vitin 1944, me aktet e sekuestros të viteve 1945-1946 të ish-pushtetit popullor shqiptar, po kështu edhe sipas marrëveshjes Shqipëri-Itali, që pronat e ish- qeverisë fashiste të kalonin si dëmshpërblim për pasojat e luftës në favor të shtetit shqiptar, këto prona, që prej vitit 1945 kanë cilësimin si pronësi e shtetit.

Për rrjedhojë, as kthehen dhe as kompensohen. Këtë e ka konfirmuar edhe krushku i Sali Berishës, pra babai i Jamarbër Malltezit dhe i Olta Malltezit, ish-drejtor i i Arkivës Qendrore të Shtetit, zoti Luan Malltezi, i cili me shkresën e tij zyrtare me numër prot 1586/1, datë 12.05. 1994, përgjigjur pretenduesve si: ish-pronarë të truallit të kompleksit “Partizani”, u konfirmon se jane shpronësuar dhe janë kompensuar e financiarisht nga ish-qeveria italiane që në vitet 1940-194l, për nevoja ndërtimesh publike për projektin italian të kohës, për ndërtimin e aeroportit të Tiranës. projekt që përfshinte dhe kompleksin e sotëm sportiv “Partizani”.

Ja vendimi i Jakomonit për kompleksin “Partizani” në ‘39

Këtë shpronësim dhe kompensim e konfirmon dhe shkresa e datës 25 janar 1940-XVIII, mbështetur në nenin nr. 1 të Dekretit të Mëkambësisë Nr. 178, dt 11.XII. 1939-XVIII, firmosur nga dv. Frances- ko Jakomoni dhe dv. Shefqet Vërlaci, konfirmuar e protokolluar dhe si origjinale, prej sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë dhe të këshillit Ministrueor, dv. Izedin Beshiri. Berisha dhe Rama kanë përpiluar dosjen e kompleksit “Partizani” sipas interesit te tyre, me synim për të përfituar trojet për ndërtimet e tyre private, qe zona me e leverdishme e Tiranës, të jetë pasuri e klanit në fjalë.

Në këtë vendim të vitit që kanë lëshuar Rama dhe Berisha, nuk kanë përfituar pronarët e tjerë të zonës, të cilët janë të barabartë përpara ligjit, por vetëm një grup pronaresh ta paligjshëm mes të cilëve dhe dhëndri i Berishës e motra e dhëndrit. Berisha dhe Rama kanë menduar dhe mendojnë se i kane “letrat” në rregull me këtë kompleks ndërtimi që po grabisin në mënyrë të paligjshëm, që kanë projektuar dhe qe kanë ligjëruar. Sepse dokumentet flasin ndryshe, pra jo sipas skemave të Ramës dhe Berishës, të cilët nuk e kanë menduar se “ca letra” të zhdukura prej tyre gjenden edhe në vende të tjera.

Mirëpo Berisha, ish-presidenti i një banese I+I në lagjen “Brakë”, sot me shtëpi në Rrugën e Elbasanit, nuk mund të qëndronte me “duar të pastra” ndaj dhe pas vonesës së gjatë të “ndershmërisë” së tij dhe të familjes së tij, vendosi të futet në biznes dhe si burim te fuqishëm, Berisha ka zgjedhur tregun e trojeve, të ndërtimeve dhe lejeve të ndërtimit. Këtë biznes ai ka vendosur të realizojë në bashkëveprim dhe bashkëpërfitim me kryebashkiakun e “dosjes Olldashi”, kryesocialistin Edi Rama, i cili firmos vendime në KRRT-e Tiranës, ndërsa partneri i tij i “qeverisë së duarve të pastra” dhe i “qeverisë në dietë”, i ligjëron në parlament me votat e ushtarëve të tij deputetë dhe të kryeopozitarit. Në këtë kompleks dhe dokument pronësi publike të kompleksit sportiv “Partizani”, të blerë prej qeverisjes se viteve 1940-194l është përfitues dhëndri i kryeministrit Sali Berisha dhe një grup pronarësh fals te cilët janë përdorur prej klikës mafioze të trojeve Rama-Berisha, sa për të hedhur firma qé ligjërojnë grabitjen e këtyre trojeve pasuri publike, të cilat deri në 21 korrik 2008, ligji ndalonte të “vihej dorë”mbi to.

Gazeta “SOT” ka denoncuar në vazhdimësi, veprimet mafioze e të kundërligjshme të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama me sheshet dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Së bashku me klanin familjar të ish-kryeministrit Sali Berisha, fill pas pazarit të bërë mes të dyve për heshtje ndaj korrupsionit dhe krimeve ekonomike të njeri-tjetrit, Edi Rama, ka regjistruar në “biografinë”e tij korruptive një skandal tjetër të rëndë në zhvatjen e trojeve dhe kthimin e tyre në sheshe për ndërtim pallatesh. Afro 7 muaj më parë, në datën 29 dhjetor 2007, Edi Rama në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, ka miratuar si shesh ndërtimi kompleksin publik “Partizani”, si godinë banimi dhe shërbimesh me 5, 7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë. Ky veprim me gjuhën e ligjit quhet abuzim, shkatërrim dhe grabitje e pronës publike, ndërsa me gjuhën e klanit Rama-Berisha, quhet përfitim dhe pasurim.

Dhe nuk është rastësi që ky vendim i cili mban siglën e Këshillit të Rregullim-Territorit (KRRT) të Tiranës, rezulton se është marrë në datën 29 dhjetor 2007, ditë që në kalendar rezulton e shtunë, ditë kur administrata publike e ka pushim me ligj dhe po sipas ligjit, në ditë pushimesh nuk njihet si i vlefshëm ligjërisht asnjë veprim zyrtar, përveçse në raste emergjencash civile, që kanë lidhje me ndihmën ndaj popullatës. Qëllimi është për të kthyer kompleksin sportiv “Partizani” në shesh ndërtimi për ndërtim pallati e pallatesh, ku pronar i këtij ndërtimi rezulton se është edhe dhëndri kryeministrit te “duarve të pastra” Sali Berisha, kryemenaxheri i vijës bregdetare shqiptare Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës dhe motra e tij, Olta Malltezi.

Zbardhet e vërteta e privatizimit të klubit “Partizani”,

Gazeta “SOT”, zbardh falsifikimin dhe grabitjen e kompleksit “Partizanit”

Tashmë, u vërtetua denoncimi që e ka bërë edhe pak ditë më parë gazeta “SOT”, e cila publikoi faktin që Rama dhe Berisha, kishin planifikuar së bashku “pushtimin” e kompleksit sportiv “Partizani” dhe kompleksit sportiv-fusha “Dinamo” dhe të mjediseve te tjera sportive në Tiranë, ku janë të përfshirë kryeministri Rama dhe pjesëtarë të familjes së ish-kryeministrit Berisha, qysh kur në qeveri ishte Sali Berisha.

Pak ditë më parë gazeta jonë njoftoi opinionin, se në këtë aferë ishte i përfshirë dhëndri i Berishës dhe kjo rezultoi realitet. Por skandali nuk qëndron vetëm tek përfshirja e dhëndrit të Berishës në këtë akt korruptiv dhe antiligjor.

Vendimi ish-kryebashkiakut Edi Rama është marrë në datën 29 dhjetor 2007, kohë kur ligji për urbanistikën në Republikën e Shqipërisë e ndalonte tjetërsimin e mjediseve publike dhe konkretisht sportive në sheshe ndërtimi. y vendim skandaloz dhe arbitrar që grabit kompleksin sportiv “Partizani”. për ta kthyer në shesh ndërtimi është marrë 7 muaj përpara se të miratohej ligji në parlamentin shqiptar, mbasi ky ligj që tashmë lejon shkatërrimin dhe kthimin e mjediseve sportive në sheshe pallatesh e qendrash publike, u bë ligj me propozim të posaçëm të Berishës dhe me VKM të përshpejtuar të tij, në datën 21 korrik 2008, duke u miratuar pa votën e deputetëve të PS, që ka si kryetar Edi Ramën, i cili e ka bërë vendim sheshin e ndërtimit “Partizani” që 7 muaj më parë, në pazar të fshehtë e të kundërligjshëm me Berishën, i cili ka dhëndrin si pronar brenda këtij sheshi ndërtimi.

Madje Sali Berisha nga ana e tij e ka ditur që dhëndri është pjesë e këtij përfitimi korruptiv e të paligjshëm, ndaj dhe nxitoi që bëri vendim qeverie zaptimin e komplekseve sportive dhe tjetërsimin e tyre në sheshe ndërtimi për pallate e prej andej, duke nxituar që e miratoi brenda ditës në kuvend, po 7 muaj pasi kompleksi “Partizani” ishte bërë “kurban” edhe për dhëndrin e tij, për të cilin ka fakte të tjera të përfshirjes në skandale me trojet, sidomos me trojet në bregdet, duke menaxhuar tregun e tyre me kompani të huaja, aktiviteti i të cilave, ka mbështetjen ligjore të qeverisë dhe të Kuvendit të Berisha-Topalli.

Skandali i kompleksit sportiv “Partizani”, i cili tani është edhe i mbështetur me ligj për t’u shkatërruar, dëshmon përfundimisht, se klani Berisha-Rama është lidhur ngushtë në afera të përbashkëta korruptive prej te cilave po pasurohet në vazhdimësi, duke përdorur pushtetin që kanë uzurpuar dhe po e mbajnë po me pazare të pista. Ky bashkëpunim për zhvatje trojesh publike dhe lejesh ndërtimi të paligjshme, ka si provë edhe këtë skandal të rëndë, të cilin drejtësia duhet ta bëjë objekt të hetimit dhe ndëshkimit. Ky skandal gjendet né dosjet e KRRT-të bashkisë Tiranë dhe mbante firmën e ish-kryebashkiaku Edi Rama, sot kryeministër.

Por ka dhe një tregues tjetër: Në këtë leje figuron edhe emri i dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, biznesmenit të trojeve në bregdet Jamarbër Malltezi dhe emri i motrës se tij Olta Malltezi, te cilët jane që prej 7 muajsh aksionerë pronare në këtë truall dhe në ndërtimin që do të bëhet. Futja e tyre në lojë prej pronaréve të truallit nuk është “bamirësi”, por “kart딑sigurie e për te patur mbështetjen e kryeministrit, mbështetje që e ka edhe vetë kreu i bashkisë Tiranë dhe kreu i PS, Edi Rama, i cili së bashku me Berishën kanë ngritur “trustin” e grabitjes së trojeve dhe biznesin e ndërtimit mbi to.

Ish-ministri Ruli vazhdoi skandalin Rama-Berisha me kompleksin “Partizani”

Skandali i grabitjes së kompleksit sportiv “Partizani” është thelluar edhe prej një vendimi tjetër zyrtar, që ka marrë ministri i Energjetikës, Ekonomisë dhe Tregtisë, njeriu i aferave të reja e të vjetra korruptive, Genc Ruli, në lidhje me privatizimin e këtij kompleksi sportiv. Ndërsa “miku politiko-ekonomik” i Berishës, kryebashkiaku Rama, ka marrë vendim KRRT-je në datën 29.12.2007 për kthimin e kompleksit “Partizani” në shesh ndërtimi, ministri Genc Ruli, vetëm 7 ditë më pas dhe konkretisht në datën 04 janar 2008, ka firmosur urdhrin e veçantë, për të nisur procedurat e shpejta të privatizimit të këtij kompleksi, duke caktuar edhe komisionin e vlerësimit të shitjes së kësaj prone shtetërore.

Ashtu si ish-kryebashkiaku Edi Rama, natyrisht me porosi-urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ish-ministri Genc Ruli ka firmosur privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, pronë shtetërore, që 7 muaj përpara miratimit të ligjit “Berisha” në qeverinë “Berisha 1” që e lejon privatizimin dhe shkatërrimin e këtyre komplekseve. Ky veprim-skandal, nuk ka ndodhur se i shërben interesave kombëtare, as reformës së qeverisë së “duarve të pastra”, as futjes së Shqipërisë në NATO e BE, as “suksesit” në procesin e privatizimit, por sepse i shërben interesave të mafies ekonomike e politike zyrtare shqiptare, që ka në dorë dhe që komandon monopolin e grabitjes së trojeve, të tregtisë me lejet e ndërtim-it dhe kontrollit të shesheve të ndërtimit në kryeqytet dhe në zonat bregdetare e ato turistike malore.

Skandali me grabitjen e këtij kompleksi sportiv thellohet edhe më tepër, kur ballafaqon vendimin kryebashkiakut Edi Rama dhe urdhrin e ministrit Genc Ruli. Në vendimin e Ramës, thuhet se miratohet leja për shesh ndërtimi për një grup bashkëpronarësh, mes të cilëve edhe bashkëshorti i Argita Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe motra e tij Olta Malltezi. Pra, sheshi është miratuar për pronarët e këtij trualli në datën 29 dhjetor 2007 dhe këtu duket, se është caktuar pronësia dhe janë mbyllur llogaritë me këtë kompleks sportiv. Ndërsa në urdhrin e ish-ministrit Ruli, që mbanë datën 04 janar 2008, pra të pas 7 ditëve, urdhërohet nisja e procesit të privatizimit të kompleksit “Partizani”! Ky është një skandal i rëndë dhe një grabitje e hapur e bërë në grup. prej njerëzve që kanë në dorë

Ja vendimi i Edi Ramës, asokohe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës

Vendim Nr. 136, datë 29.12.2007, për shesh ndërtimi. Né proné të shtetasve H. Begeja,N. Bekteshi., N. Kacurri, K. Kacurri, S. Begeja, M. Ago, G. Begeja, L. Lika. A. Sulstarova, H. Begeja, E. Begeja S. Begeja, E. Begeja, L. Çela, S. Kurti,T. Malka, N. Hoxha, R. Bekteshi, J. Malltezi, O. Malltezi. Mbéshtetur në ligjin Nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për Urbanistikén” i ndryshuar, Këshilli i Rregullimit të territorit të Bashkisë së Tiranés. vendosi:

1. Të miratojë studimin urbanistik pjesor në kufijtë e sheshit të ndërtimit të ndodhur në rrugën “Frosina Plaku” sipas studimit bashkëlidhur këtij Vendimi

2. Të miratojë kërkesën për shesh ndërtimi. për godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kat, me 2 kat parkim nëntokë, në rrugën “Frosina Plaku” në pronë të H. Begeja, N. Bekteshi, N. Kacurri, K. Kacurri, S. Begeja, M. Ago. G. Begeja, L. Lika, A. Sulstarova, H. Begeja, E. Begeja, S. Begeja.E. Begeja, L. Çela, S. Kurti, T. Malka. N. Hoxha, R. Bekteshi, J. Malltezi. O. Malltezi sipas planimetrisë se sheshit bashkëlidhur këtij Vendimi.

3. Të lirohet hapësira e oborrit të brendshëm duke reduktuar volumin dhëmbëzimin e volumit 9 kat në jug

4. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Urbanistikés. Drejtoria e Planit Rregullues dhe Drejtoria e Politikave Urbane për zbatimin e këtij Vendimi.

5. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ja Ligji, Nr. 8405, datë 17.9.1998 për Urbanistikën, që ka shkelur Edi Rama

NENI 62

KRRT-të rretheve, të bashkive të qyteteve të kategorisë së parë, të Bashkisë se Tiranës dhe KRRTRSH nuk kanë të drejtë miratojnë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor. Jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara, në territore pronë publike të tilla si:territore të objekteve social-kulturore, territore të gjelbërta, territore sportive, sheshe dhe hapësira ndërmjet blloqeve te ndërtuara të banesave, rrugë, sheshe publike dhe vendqëndrime, të përcaktuara dhe interpretuara në Rregulloren e Urbanistikës. Ndërtimet që mund të bëhen jane vetëm ato të përcaktuara në studimin urbanistik në përputhje të plotë me funksionin e miratuar.

Për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe te kompensimit te pronave ish- pronareve, kur këto prona gjenden né territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanatë drejte të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Ne këto raste pronarët e tokave kane te drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi./Rigels Seliman