Janë zbuluar detaje për vrasjen dje në Athinë të një biznesmeni shqiptar. Mediat greke shkruajnë sot se i vrari quhet Marius Spiro Dhiamandis, 37-vjeç nga Delvina, pronar i një karburanti.
Sipas tyre, ai është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë si dhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli të Athinës në muajin shkurt 2010.
Po ashtu, viktima rezulton me “detyrim paraqitje” në rajonin e policisë së Mykono.
Nga ana tjetër, dyshohet se i ka borxh disa personave rreth 200.000 euro gjithashtu.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij, që rezulton pronare zyrtare e karburantit, është shtatzënë me binjakë.