osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”: Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve! Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”: Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve! Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhen detajet e dosjes që familjarët e viktimave të “21 Janarit” kanë dërguar në Gjykatën e Strasburgut për të gjetur drejtësi.

8 muaj më parë Strasburgu nisi shqyrtimin e rastit për vrasjen e Aleks Nikës, për të cilin nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe të akuzuar. Familjarët prej disa vitesh kanë bërë një padi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ku sipas tyre, autoritetet kanë shkelur shumë nene në Konventën e të Drejtave të Njeriut.

Në kërkesën e familjarëve jepen detaje nga procesi hetimor, ndërsa përgjegjës bëhet ish-kryeministri i asaj kohe. Në dosjen dërguar Gjykatës së Strasburgut, familjarët e Aleks Nikës kanë përshkruar proceset hetimore, që pretendojnë se janë mbyllur me vendim politik nga qeveria e kaluar dhe zvarritja nga qeveria aktuale për dëmshpërblimin e tyre.

Procesi hetimor

Në dokument, familjarët e viktimës, Aleks Nika, pretendojnë se babai i dy vajzave u vra me urdhër të autoriteteve për të krijuar terror shtetëror. Në materialet e dosjes thuhet se Aleks Nika nuk po kryente asnjë shkelje në momentin e vrasjes ai ndodhej disa metra larg godinës së Kryeministrisë dhe nuk përbënte asnjë rrezik.

“Viktima Aleks Nika nuk po kryente asnjë veprimtari fizike, asnjë veprimtari dhune të çastit apo të mëparshme. Ai ishte disa metra larg godinës së Kryeministrisë dhe si shumë qytetarë të tjerë po ndiqte zhvillimet. Vrasja e tij u bë me urdhër të autoriteteve për të krijuar terror shtetëror”, thuhet aty. Në dokument thuhet se ndërsa hetimet nisën po atë ditë, qeveria urdhëroi mosekzekutimin e urdhrave të ndalimit dhe më pas zhdukën të gjitha provat materiale të ndodhura brenda godinës së Kryeministrisë.

“Po atë ditë (21 Janar 2011), Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar fillimin e hetimeve dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka nisur hetimet. Për të dekurajuar hetimin e rrethanave të ngjarjes, Kryeministri dhe ministri i Brendshëm urdhëruan mosekzekutimin e urdhrave të ndalimit dhe të arrestit. Më tej, me dijeni të plotë janë zhdukur të gjitha provat materiale, filmimet etj, të ndodhura brenda godinës së Kryeministrisë”, thuhet në dokument.

Të shtënat e Gardës

Sipas asaj që familjarët shprehen në dosje, Garda qëllonte për të vrarë. Aty përmendet dhe vendimi i gjykatës dhënë mbi ngjarjen. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dallohet lehtësisht që Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë qëlluar në drejtim të popullit, me synimin te vrisnin sa më tepër. Në vendimin nr. 100, datë 7 Shkurt 2013, të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë pranohet se:

“Organi i akuzës megjithëse e pranon dhe e pasqyron vetë këtë situatë, fakti dhe veprimet e kundërligjshme dhe agresive të disa prej protestuesve nuk ka zhvilluar aspak hetime në drejtim të intensitetit dhe rëndësisë së sulmit në raport me veprimet e të pandehurve (në detyrë) dhe akuzave të ngritura në ngarkim të tyre”, thuhet në dosjen e Strasburgut.

Familjarët kanë kërkuar prova shtesë për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mbylljen e dosjes, por janë refuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme kur drejtohej nga Adriatik Llalla. “Në data 22.06.2016 dhe 22.07.2016 i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar informacion dhe kopje të dosjes dhe më është refuzuar kërkesa. Autoritetet nuk japin asnjë informacion për ecurinë e hetimeve. Prokuroria nuk ka përfillur kërkuesit dhe nuk ka dhënë asnjë informacion”, thuhet në dokument./Kliti Topalli