osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet dokumenti sekret për masakrën e Libofshës! Si u zbuluan autorët që vranë 5 pjesëtarë të familjes Pupa! Fjalët e fundit vëllezërve Çuka përpara varjes në shesh

Zbardhet dokumenti sekret për masakrën e Libofshës! Si u zbuluan autorët që vranë 5 pjesëtarë të familjes Pupa! Fjalët e fundit vëllezërve Çuka përpara varjes në shesh

Më 29 maj të saktësisht 30 viteve të shkuara, pra më 29 maj 1992, Fierin dhe krejt vendin e tronditi një ngjarje kriminale e përmasave të pazakonta.

Një familje e tërë në fshatin Libofshë, të pesë anëtarët e saj, përfshirë një foshnjë disamuajsh, u gjetën të masakruar me sende të forta. Lajmi i transmetuar nga mediat drithëroi gjithë opinionin, duke injektuar pasiguri për jetën apo mosbesim në strukturat e shtetit, që paguheshin e përgjigjeshin për sigurinë. Impakti duket qe i së njëjtës peshë edhe për krerët e shtetit, që vinte i sapokonfiguruar pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike më 22 mars 1992.

Gjatë ditëve në vazhdim opinioni nuk mësoi pothuaj asgjë për vijimin e kësaj ngjarjeje, pasi në ato kohëra, në vazhdën e eksperiencës së komunizmit, hetimi për ngjarjet kriminale mbahej larg mediave. Kështu që lajmi i dytë i madh, që drithëroi sërish opinionin, por që edhe që i shkoi për shtat shumëkujt, ishte varja e dy autorëve të masakrës në sheshin para turizmit, në qendër të Fierit, më 25 qershor 1992, më pak se një muaj pas masakrës.

Një veprim ndëshkues, që do të statistikohej i fundit në historinë moderne të Shqipërisë. Ndërsa ajo që mbeti pa u thënë, që mbeti e tillë për 30 vjet me radhë, ishte mënyra se si u zbuluan autorët e masakrës, provat që u grumbulluan kundër tyre dhe fakti nëse ata e pranuan apo jo krimin me gojën e tyre. Të gjitha këto, për herë të parë, i zbulon një dokument “sekret” i asaj kohë, që në fakt është një “përgjithësim” për ngjarjen, që u ka shkuar të gjitha degëve të Rendit Publik në rrethe.

Një dokumentin e zbardhur nga Gazeta Panorama.al, ku pas përshkrimit të ngjarjes, janë renditur edhe meritat e të metat e hetimit, me qëllim që materiali të lexohej nga uniformat blu në gjithë vendin për të shërbyer si përvojë në punën e tyre të mëtejme. Kështu, për herë të parë ky dokument zbardh veprimet e policisë për zbulimin e krimit, mënyrën se si u shkua te dy autorët, vëllezërit Ditbardh e Josif Çuko, punën e saktë dhe meritën e pakundërshtueshme të një eksperti kriminalistik nga Vlora si dhe zbardhjen e motivit të vrasjeve. Më poshtë përmbajtja e dokumentit që botohet për herë të parë.

Sekret Fier, më 16.06.1992

Përgjithësim Mbi zbulimin e autorëve të grabitjes me vrasjen e pesë personave të familjes Pupa në fshatin Libofshë të rrethit Fier. Më datën 29.05.1992, ora 06:45, në fshatin Libofshë të rrethit Fier, në banesën e tyre u gjetën të vrarë shtetasit Petrit, Zenepe, Agim, Rajmonda dhe Magdalena Pupa. Autorët e krimit kishin mundur të përkulin hekurat e dritares, hequr xhamin e superluçes dhe ishin futur në banesë. Mbasi kishin vrarë pesë personat e përmendur, kishin kontrolluar në gjithë banesën dhe kishin përvetësuar një valixhe, e cila u gjet e shqyer në periferi të fshatit.

Menjëherë u shkua në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Kryetarit të Degës së Rendit u krijua grupi operativ i përbërë nga shefi i policisë kriminale S. Muço, shefi i policisë shkencore, eksperti kriminalist K. Andoni, shefi i seksionit për krimet në fshat, B. Abedini, inspektorët e policisë kriminale S. Dhamo e A. Shkurta, inspektorët e TO (Teknikës Operative) P. Ngresi dhe V. Tanuçi si dhe punëtori i policisë, që kishte shërbyer më parë në këtë zonë Ll. Stase. Menjëherë u hartua plani i masave, duke ngritur dy versione. Versioni i parë: vrasjet ishin kryer për hakmarrje. Ky version u ngrit duke studiuar personalitetin e viktimave, për faktin se Agim Pupa ishte fejuar e ndarë disa herë dhe pjesëtarët e familjeve të vajzave ishin shprehur për hakmarrje. Versioni i dytë: vrasjet ishin kryer për grabitje.

Për faktin se familja Pupa dihej që kishte lekë në shuma të konsiderueshme. Për verifikimin e dy versioneve paralelisht u ndanë detyra konkrete për çdo pjesëtar të grupit operativ, u koordinua puna me Degët e Ruajtjes së Rendit Lushnjë, Elbasan dhe Drejtorinë e Rendit Publik, Tiranë, për verifikimin e personave të dyshimtë në këtë vrasje.

Të gjithë pjesëtarët e grupit operativ brenda datës 29.05.1991 sollën informacion me vlerë, ku u verifikuan të gjitha linjat që të çonin në krimin e vrasjes për hakmarrje. Duke parë si më të mundshëm një denoncim… u bë ndalimi i shtetasve E.Sh. e E.V. duke bërë edhe një sërë veprimesh me T.O. (Teknikë Operative, përgjime) për sqarimin e këtij versioni. Nga studimi i kandidatëve të dënuar në dhomat e izolimit u gjet i përshtatshëm njëri prej tyre, i cili vazhdoi përpunimin në dhomat e izolimit të E.Sh, ndërsa E.V. u fut në një dhomë me një të dënuar që kishte lidhje shoqërore dhe u përgjua pandërprerë me T.O.

Krahas punës intensive në rrugë hetimore e operative, nuk u hoqën vëmendja në asnjë moment nga verifikimet e tjera. Vetëm pas katër ditësh, eksperti kriminalist i Degës së Rendit Publik, Vlorë, dha konkluzionin kategorik se gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes, në xhamin e superluçes, janë lënë nga Ditbardh Çukos, nga fshati Libofshë.

Menjëherë u organizua operacioni për kapjen e autorit, Llazar Plaku, verifikimin e thirrjen e menjëhershme të të gjitha lidhjeve shoqërore e miqësore, daktiloskopimi i tyre dhe kontrolli i banesës së Ditbardh Çukos. Nga kryerja e këtyre veprimeve rezultoi se në banesën e tij u gjetën rroba me njolla gjaku dhe se përveç gjurmëve të tij, në xhamin e hequr kishte lënë shenjat e duarve edhe vëllai i Ditbardhit, Josif Çuko, 22 vjeç.

Mbi këtë bazë u ndaluan si autorë dhe për kontradikta në thënie Ditbardh Çuko, 24 vjeç, Josif Çuko 22 vjeç, motra e tyre si dhe G.K., shok i ngushtë i Ditbardhit. Nga puna intensive e hetuesisë së rrethit, që në momentin e ndalimit, autorët Ditbardh dhe Josif Çuko pranuan se kishin kryer vrasje për motivin e grabitjes dhe hakmarrjes, pasi Agim Pupa kishte dashur motrën e tyre dhe e kishte lënë atë. Hetimi u bë i shpejtë dhe i plotë, brenda katër ditëve çështja penale iu dërgua për gjykim Gjykatës së Rrethit, e cila i dënoi dy autorët me vdekje, varje në litar.

ANËT POZITIVE QË NDIKUAN NË ZBULIMIN E AUTORËVE

1-Përkushtimi në punë i gjithë grupit operativ, duke mos njohur kufij kohorë në verifikimin e thithjen e çdo informacioni.

2-Koordinimi i mirë i punës me Degët e Rendit

Publik, që përmendëm më sipër nën drejtimin e drejtuesve më të mirë të Ministrisë së Rendit Publik.
3-Puna e lavdërueshme e shërbimit kriminalistik dhe veçanërisht e ekspertit kriminalist të Degës së Rendit Publik, Vlorë, Llazar Plaku.

4-Bashkërendimi i punës me hetuesin e rrethit, SHIK-un, në kryerjen e të gjitha veprimeve operative apo hetimore.
5-Kryerja e më se 18 kombinacioneve me T.O. dhe 6 për marrjen e shenjave të duarve, kryer me fantazi e intuitë operative nga inspektorët e policisë kriminale, bëri të mundur përjashtimin e një sërë personash të dyshuar dhe ngushtimin e rrethit të personave si autorë të mundshëm të krimit.
6-Ndërtimi me kujdes i operacionit për kapjen e autorëve si dhe bllokimi i menjëhershëm i të gjitha lidhjeve shoqërore të tyre në postën e policisë Libofshë, duke koordinuar punën me hetuesin dhe nëpërmjet veprimeve me T.O. u sqaruan pozitat e tyre.

DISA MANGËSI NË NDJEKJEN
E SHPEJTË TË AUTORËVE

Fillimisht u vërejt çoroditje për zbulimin e këtij krimi të pashembullt. Mbas kryerjes së krimit, detyrat qenë të njëanshme. Hetuesi i çështjes u mjaftua me këqyrjen e pyetjen e dy dëshmitarëve dhe u largua jashtë rrethit pa adresë. Po kështu u larguan edhe ekspertët kriminalistë dhe mjekoligjorë pa dhënë detyra orientuese e pa marrë përsipër detyra për zbulimin e krimit. U desh ndërhyrja e udhëheqjes së Degës së Rendit Publik dhe e Zv/kryetarit të hetuesisë së rrethit për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, çështja penale iu transferua një hetuesi tjetër, u dërgua në vend përsëri eksperti kriminalistik për marrjen e shenjave të duarve me kombinacion personave të dyshuar.

2-Eksperti kriminalist K. Andoni dha konkluzion të gabuar, duke përjashtuar të gjithë kontingjentet e daktiloskopuar të fshatit Libofshë e fshatrave përreth. Kjo bëri që informacionet e marra nga sektori operativ, që Ditbardh Çuko i dënuar më parë për vjedhje, është parë në afërsi të banesës së viktimave para se të ndodhë krimi dhe se mbas kryerjes së krimit është paraqitur mjaft i shqetësuar, aq sa dridhej, të mos çoheshin deri në fund që një ditë mbas kryerjes së krimit. U desh thirrja e ekspertit kriminalist të Degës së Rendit Publik Vlorë për shikimin edhe njëherë të shenjave të duarve të kontingjenteve vjedhës të fshatit Libofshë.

3-Verifikimet, ndonëse nuk munguan, duheshin bërë më të kujdesshme dhe më me përgjegjësi. Themi kështu se, ndonëse për çdo moment u shtrua detyrë verifikimi i personave të larguar nga Libofsha mbas kryerjes së krimit, kjo nuk u bë ashtu siç duhet. Kështu, u nxorën vetëm katër persona, të cilët njiheshin me personalitet të mirë, që janë larguar mbas kryerjes së krimit dhe nuk u nxor vëllai i të dyshuarit, Josif Çuko, që është larguar për në Greqi dhe meqenëse është kapur, ishte kthyer përsëri.

4-Ndonëse u bënë përpjekje për aktivizimin e forcës zbuluese të përjashtuar nga sektori operativ i policisë dhe tërheqja e kandidatëve të përshtatshëm për zbulimin e krimit, kjo detyrë nuk u çua deri në fund, duke përjashtuar vetëm 7-8 takime operative u anua zbulimi (?) vetëm me anën e vijës masave.

5-Koordinimi i punës me SHIK-un u la vetëm për ditën e katërt, kur duhej bërë që në momentin e konstatimit të krimit.

6-Mbajtja në kontroll e kontingjentit keqbërës duhet të ishte parë më mirë si nga sektori operativ i krimeve të hapura, ashtu edhe nga
punëtori i policisë së zonës.

7-Dega e Rendit Publik Fier nuk kishte qen gjurmimi, u desh të merrej qeni i gjurmimit të Degës Rendit Publik Lushnjë dhe të pritej në vendin e ngjarjes deri sa ai të vihej në gjurmë. Nga thëniet e autorëve rezultoi se qeni e ndoqi mirë gjurmën e autorëve deri sa ata ishin futur në rezervuarin me ujë në periferi të fshatit. Për zbulimin e shpejtë të këtij krimi, Ministria e Rendit Publik shpërbleu pjesëtarët e grupit operativ dhe personat e tjerë që ndikuan në zbulim me shumën 35 000 lekë. Kryetari i Degës së Rendit Publik Major M. Zaloshnja (firma, vula)

Fjalët e fundit të autorëve para varjes

Në mes të natës, në mes të qytetit të Fierit, para se të ngjiteshin në karriget dhe të shkonin qafën në litar, dy autorët e masakrës së Libofshës, vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, kanë pasur mundësinë e fjalës së fundit, apo dëshirës së fundit.

Fiks si në ekzekutimet e kohës së komunizmit. Madje edhe procedura deri te procesverbali i mbajtur me këtë rast nuk dallon nga ata të pushkatimeve të bëra në kohën e komunizmit. Ndryshimi i vetëm është varrosja ekufomave në varrezat publike të Fierit. Dënimi me vdekje me litar i dy autorëve të masakrës së Libofshës u bë sipas një gjykimi të përshpejtuar dhe vendimi i gjykatës mban datën 11 qershor, pra më pak se dy javë pas ngjarjes.

Ndërsa pak ditë më pas, më 23 qershor, Presidenti i Republikës nuk u fali jetën dy të dënuarve, duke i lënë rrugë ekzekutimit me vdekje me litar. Ja përmbajtja e këtij procesverbali.

PROCESVERBAL

Mbi ekzekutimin e vendimit me vdekje me litar të dënuarve Ditbardh Çuko e Josif Çuko.
I mbajtur sot më datën 25.06.1992 në orën 02:00, në sheshin e turizmit në qendër të qytetit Fier, në prani të skuadrës ekzekutimit, të prokurorit të rrethit K.N., mjekut ligjor B.S., dhe shefit të policisë së rrethit A.L.

Me vendimin e Presidentit të Republikës N.36 datë 23.6.1992 dhe vendimin e Gjykatës nr. 65 datë 11.6.1992 të dënuarit Ditbardh Çuko dhe Josif Çuko janë dënuar me vdekje, varje në litar. Në këto rrethana në zbatim të normave të rregullores Nr. 01-46 datë 30.3.198 kapitulli 11, të dënuarit Ditbardh Çuko e Josif Çuko u çuan për ekzekutim.

Para se të ekzekutoheshin, nga ana e prokurorit të rrethit iu tha se Presidenti i Shqipërisë nuk e mori parasysh kërkesën për faljen e jetës dhe me vendimin nr. 36 datë 23.6.1992 lë në fuqi vendimin e Gjykatës Popullore.

Ata para ekzekutimit të vendimit deklaruan:
I dënuari Ditbardh Çuko: “Nuk kam gjë për të thënë”.

I dënuari Josif Çuko: “Nuk kam gjë për të thënë”.

Pas kësaj u bë menjëherë ekzekutimi i tyre. Të varurit në litar u kontrolluan nga ana e mjekut ligjor në prezencë të pjesëmarrësve të përmendur në procesverbal, i cili konfirmon vdekjen e të dënuarve në fjalë. Procesverbali, pasi u shkrua, u lexua nga pjesëmarrësit dhe nënshkruhet rregullisht me firmën e tyre. Prokurori i Rrethit, K.N. (firma) Shefi i Policisë së Rrethit A.L.
(firma) Mjeku Ligjor A.s. (firma) Poshtë, vula e Degës së Rendit Publik, Fier./Panorama