osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet dokumenti dhe informacionet tronditëse: Dyshimet që lidhën Ervis Martinajn me ekzekutimin e Artan Santos! Ja çfarë u gjet në magazinën e të shumëkërkuarit

Zbardhet dokumenti dhe informacionet tronditëse: Dyshimet që lidhën Ervis Martinajn me ekzekutimin e Artan Santos! Ja çfarë u gjet në magazinën e të shumëkërkuarit

Emri i Ervis Martinajt sa vinte dhe peshonte më fort pasi ai përflitej në ngjarje të bujshme. Një tjetër krim ku ai u përfol përsëri, ishte vrasja e bankierit Artan Santo. Sipas informacioneve të atëhershme dyshohej se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe.

Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij. Aty u gjetën dy skafandra të ngjashme që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta me ato të autorëve të krimit. Verifikimet ndaj Martinajt nisën pas kqyrjes së kamerave të sigurisë ku autorët, ishin parë në afërsi të vendit ku ai jetonte.

“Po ashtu, nga ana jonë është sekuestruar serveri i kamerave të lokal “V”, dhe nga serveri është përfituar një pamje e datës 17.06.2014, ora 8:21 ku shfaqen dy autorët e dyshuar me një motor tjetër duke dalë nga parkimi i këtij lokali. Në bazë të informacioneve rezulton se në afërsi të këtij ambienti jeton Ervis Martinaj”.

Në vitin 2015, ai do të përfshihej në një tjetër vrasje. Pas një konflikti verbal shoqëruesit e Martinajt qëllojnë dhe vrasin Enton Nikën në parkimin e një lokali në Linzë.

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. Sipas vendimit të gjykatës që Inside Story zotëron Ervis Martinaj u deklarua fajtor për moskallëzim krimi, pavarësisht se të dhënat zbulojnë që ishte pikërisht ai nismëtari i konfliktit.

Referuar dëshmive në dosje, teksa Martinaj dhe miqtë e tij largoheshin nga lokali, shikon që afrohen pronari Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj. Ai ndal mjetin e blinduar që drejtonte duke pretenduar se një prej personave i kishte para borxh.

“Ismet Gaxherri ka shpjeguar se, me te pandehurin Ervis Martinaj nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore por, para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash Ismeti ia ka shlyer pas dy vitesh”. Martinaj i afrohet Gaxherrit dhe Nikajt. Këtij të fundit i drejtohet në mënyrë kërcënuese siç sqarohet në dosje.

“A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj”. Entoni i ka thënë “qofsh me shëndet, unë jam Enton Nikaj. Nuk te njoh por më largo pak ate doren nga qafa” dhe menjëherë ja ka kapur dorën”.

Në këto momente, miqtë e Martinajt kanë goditur me qytën e pistoletës Ismet Gaxherrin duke e mbajtur të neutralizuar. Gjatë konfrontimit, plumbi që doli nga arma e Emiljano Tashos i mori jetën Nikajt. Ai u dënua për vrasjen ndërkohë, Martinaj që dukshëm kishte rol drejtues në grup, u dënua vetëm për moskallëzim krimi. Roli drejtues i tij zbulohet edhe kur një prej pejsëtarëve të grupit i kërkon të vrasin dëshmitarin Gaxherri. Por, Visi e urdhëron të mos e kryejë këtë krim.

“Krimi i organizuar e ka realizuar qëllimin e vetë, është lidhur me agjencitë ligjzbatuese dhe asnjëherë nuk kemi rezultat për hetimin e këtyre veprave penale. Fakti që këto vepra penale numërohen të njpasnjëshme vit pas viti tregon se qëllimi i organeve ligjzbatuese për të parandaluar është i dështuar” u shpreh Eugen Beci, ish- prokuror.