Dalin detaje të reja nga dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot në Gjykatë.
“Unë mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën.
Jam këtu i pandehur vetëm se shita një makinë. Ditën që ju më akuzoni se kam qenë me Habilajt, kam qenë në drekë me Ramën në Bruksel.
Edhe të isha Saimir Habilaj, s’do të më dënonit për vëllezërit”-është shprehur ish-ministri në gjykatë.
Ka ministra që s’mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre.
Mua më kërkoni llogari për një makinë. Unë ia kam kushtuar jetën time ministrisë së Brendshme.