osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen SMS-të e pronares që rekrutonte vajza: “Mos më turpëroni, klienti të mbetet i kënaqur”!

Zbardhen SMS-të e pronares që rekrutonte vajza:  “Mos më turpëroni, klienti të mbetet i kënaqur”!

Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf  Vrioni” në Tiranë. Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”. Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, Enkeleda kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej   orale. “E pandehura Enkelejda-, thuhej në dosje,- ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

“Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje.

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes. Marrë nga Abcnews.al