Analisti Frrok Çupi, ka folur në një emision televiziv në lidhje me protestën e 12 nëntorit dhe situatën me Portin e Durrësit, i cili e sheh si shterpë protestën e organizuar nga dyshja Berisha-Meta e ndërsa anëtarja Komisionit të Rithemelimit.
Çupi u shpreh se nga protesta nuk u dha asnjë lajm dhe asgjë e re.“Unë se shoh protestën nga numrat. Edhe sikur 5-fishi të ishin nuk ndryshon asgjë. Një protestë arrin të ketë sukses edhe me pak njerëz, këtë e kemi parë në të gjithë botën. Në protestë nuk u tha asgjë, nuk u bë lajm. Çdo gjë ishte lajm i vjetër, të stërdëgjuara. Ç’lidhje ka individi sot, p.sh me pluralizmin.
Në momentin që u shpërbë protesta nuk mbeti asgjë”, tha Çupi. Frrok Çupi u shpreh gjithashtu se Berisha i përdor protestat për të zgjidhur problemet e tij me shpalljen non grata nga Britania dhe SHBA dhe problemet e tij të thella me ligjin e korrupsionin ndërsa shtoi se për to pati media ruse mjaft entuziaste.“Sali Berisha ka probleme me Non Grata ka me ligjin, me fëmijët me korrupsion, me rrënimin e demokracisë, ka probleme me historinë e tmerrshme e që ka lënë pas. Dhe ai gjen mundësi mbledh disa njerëz dhe, i viktimizon.
U thotë më dëgjoni mua, se ç’thotë as vetë se di. Këtë turmë e thotë për ti thënë ambasadës Amerikane të thotë shiko sa njerëz kam unë. Mesazhet që pashë unë ishin të Amerikës dhe Rusisë. Pashë media ruse entuziaste. Berisha e ka përdorur Metën gjithnjë si lepur. Dhe tani po e përdor, do të futet nën emrin e partisë së Metës dhe të kandidojë. Sepse ai e ka të pamundur të kandidojë.
Këta janë akoma të paligjshëm gjithsesi, kanë një zyrë që e kanë pushtuar”, tha Çupi. I pyetur për Portin e Durrësit, Çupi u shpreh se e sheh si një metodë e opozitës për t’i thënë çdo gjëje jo. “Nuk kam guxuar besoj se askush prej nesh t’i hyjë në lëkurë kësaj çështjeje. Retorika s’bind askënd. Të krijon përshtypjen në gjithçka të thotë jo. Është një oponencë politike që është dashakeqe ndaj shtetit”, tha Çupi.