Sali Berisha do të mbahet mend si njeriu që “dënoi me vdekje” birin e tij politik, Lulzim Basha dhe krijesën e tij politike, Partinë Demokratike. Ish-kryeministri Berisha u largua nga politika dhe pushteti në vitin 2013, teksa asokohe plot 1 milonë zgjedhës shqiptarë votuan kundër tij, duke e “pensionuar” politikisht.
Berisha pasi njohu disfatën që kori në zgjedhje dhe iu nënshtruar sovranit, doli në një konferencë për mediat, ndërsa mes lotësh deklaroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet shtetërore dhe ato partiake, sikundër ishte posti i Kryeministrit dhe kreu i PD, post që e kishte mbajtur për shumë vite. Dorëheqja e Berishës nga posti i kryetarit të Partisë Demorkatike, i hapi rrugë zgjedhjeve në parti, ku pas një procesi të kontestuara dhe të bërë pis nga rivalët e Berishës, ky i fundit emëroi në krye të PD, të preferuarin e tij Lulzim Basha.
Sipas informacioneve, në atë kohë Berisha pranoi të largohej përfundimisht nga politika dhe drejtimi i Partisë Demokratike që kishte krijuar vetë, për shkak se u kishte dhënë fjalën amerikaneve që të mos e diskrediton publikisht, duke qenë se Uashingtoni ka në duar një mal me dosje korruptive dhe kriminale që implikojnë ish-kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në afera e zullume. Por pavarësisht këtij premtimi fluid dhe shuplakës së fortë plebishitare që mori nga qytetarët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 2023, Berisha vijoi i qetë rrugëtimin e tij politik, duke mbajtur postin e deputetit të PD.
Berisha “pret në besë” amerikanët
Por kjo qetësi dhe rehatllëk e Sali Berishës, duket se u zhduk si mirazhi, pasi në maj të vitit 2021, disa javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ai u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Akuzat e ngritura nga DASH për Berishën, ishin përfshirja në korrupsion dhe minim të demokracisë.
Ky vendim i fortë i Uashingtonit e kapi në befasi ish-kryeministrin, i cili u shpalli “luftë” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me arsyetimin se kishin gabuar rëndë ndaj tij dhe se asnjë nga akuzat e ngritur kundrejt tij nuk ishin të vërteta. Me këtë retorikë Berisha vijoi rrugëtimin e tij politike, ndërsa çdo ditë që kalonte ai çështjen e “non gratës” e ktheu në kauzë. Në verën e vitit 2021, në shenjë hakmarrje, Berisha njoftoi se kishte paditur në një gjykatë francez, Sekretarin Amerikan të Shtetit,
Antony Blinken, me argumentin se vendimin e kishte marrë pas lobimeve të kryeministrit Edi Rama dhe multimilardierit Xhorxh Soros. Mirëpo edhe ky hap i tij mbeti në kuadrin e deklaratave, sepse disa muaj më pas, Berisha njoftoi se gjyqi kundër Sekretarit Blinken dështoi. Por sikur të mos mjaftonte, ky mashtrim, ish-kryeministri Sali Berisha një ditë përpara se të niste sezoni i ri parlamentare dhe konstituohej Parlamenti i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2012, nga ky ai kishte dalë deputet, ai u përjashtua nga PD dhe u zhvesh nga të gjithë benefitet që gazonte si ish-kryetar.
Këtë vendimi të fortë e komunikoi vetë Lulzim Basha që asokohe ishte kryetar i PD, ndërkohë që Berisha, jovetëm që nuk e priti mirë, por premtoi hakmarrje. Në mënyrë të vazhdueshme Berisha dhe lakenjtë e tij u përplasën verbalist në distancë me Lulzim Bashën dhe grupin që nuk iu nënshtrua atij, ndërsa një ditë të bukur janari, ata zgjodhën që sulmon edhe selinë blu. E gjitha ndodhi më 8 janar të vitit 2022, ku mbështetës dhe ithtarët të Berishës, të prirur nga ai, sulmuan godinë e Partisë Demokratike.
E shtuna e atij janari ishte një ngjarje dramatike për PD-në, por edhe për imazhin e vendit, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, pas largimit të uniformave blu, teksa i cilësoi “dhunuesit” si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të “Lul Bravës”.
SHBA goditje Berishës
Qysh atë ditë Berisha ka zaptuar Partinë Demorkatike, ndërkohë që është zgjedhur kryetar i një pjese të kësaj partie përmes një vendimi skandaloz të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendit, në të cilin shumica e votova nuk i përkisnin anëtarësisë, por militantëve. Por pavarësisht se beteja se kujt i takon vula e PD, e cila dejure i takon Bashës, për shkak se çështja është në gjykatë, Berisha vijon ta mbajë të uzurpuar selinë blu.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ku mbështetja e Berishës në radhët e demokratëve në qendër dhe në bazë është dikur tek 30 %, ish-kryeministrit i janë hapur edhe tokeshe nga drejtësia, për shkak se shumë dosje të bujshme ku lakohet emri i tij, sikundër janë ajo e privatizimit të ish-kompleksit “Partizanit” dhe “Gërdecit” janë hapur nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, institucion ky që mbështet fuqishëm nga SHBA. Këto të fundit dhe zyrtarët më të lartë të saj, kanë apeluar që SPAK të vihet në lëvizje dhe të hetojë personat e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe atë që janë përfshirë në korrupsion, mesazh ky që shkon drejtpërdrejt tek ish-kryeministri Sali Berishën.
Pra fakti që me ardhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë Speciale gjërat kanë ecur për mirë, pasi janë thelluar hetimet për dosjet e bujshme korruptive ku dyshohet se është përfshirë Berisha, është një ogur i mirë, që tregon qartë se po ngushtohet laku për kreun e “Foltores”, të cilit di t’i duhet të japë llogari para drejtësisë për zullumet që është përfshirë. Thënë troç, pas goditjes që i dha Basha, Berisha fundin politik do ta marrë nga SPAK dhe amerikanët. /Rigels Seliman