osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen emrat e të vrarëve në masakrën e 4 shkurtit: Tregim tronditës i nënës së Fadil Radës!

Zbardhen emrat e të vrarëve në masakrën e 4 shkurtit: Tregim tronditës  i nënës së Fadil Radës!

Ja emrat e të vrarëve në masakrën e 4 shkurtit ’44

Megjithatë në kuadër të masakrës së 4 shkurtit të vitit 1944 kanë dalë edhe një pjesë e emrave që mbetën të vrarë atë ditë. Nga dokumentet arkivore që janë bërë publike kohë më parë edhe nga veterani i mirënjohur i LANÇ-it, Kadri Dingu rezulton se nga 84 të pushkatuarit e masakrës së 4 shkurtit 1944,Tiranë, janë identifikuar vetëm 30 viktima, pasi pjesa tjetër ishin përdhosur trupat e viktimave barbarisht dhe gjymtuar e sakatuar saqë në atë kohë lufte ishte i pamundur identifikimi i tyre.

Emrat e 30 viktimave që arritën të identifikoheshin ishin këta: Ramiz Treni dhe Sitki Çiço, antifashistë, të dy profesorë në gjimnazin e Tiranës. Xhemal Sojli, Harito Harito dhe Dr. Stefan Pano, antifashistë dhe aktivistë të Frontit Nacional-Çlirimtar, Fadil Rada, vëllezërit Maliq dhe Haki Huta, Sulejman Vrapi, Gjergj Legisi, Islam Alla, Fiqiri Gerblleshi dhe Ali Visha (trupi i të cilëve u gjet në lumin e Tiranës), aktivistë të rinisë komuniste dhe pjesëmarrës të njësiteve guerrile;

Vingenca Apoli dhe Raxhioner Ravesi të dy antifashistë italianë, Gjergj Marangozi, antifashist malazez, David Kohe, çifut, Mina Thome, nga Vlora, i marrë nga hotel Parku, Vangjel Capo, Vasil Muzina, Petro Prifti, Sokrat Tako, Mihal Kogo, Dhimiter Torna, Emrullah Korja, Todi Shkurti, Osman Boriqi, Kurt Uka,Lake Kolonja e Hasan Çeliku, punëtor. Ja ç’tregon Havaja, nëna e Fadil Radës, për natën e shkurtit 1944:

“Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël, Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 20 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin.

U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin!”, bërtisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi dhe mua më përplasën në fund të oborrit, ku dëgjova për herë të fundit zërin e Dilit tim të shtrenjtë duke më thënë:

“Nënë, shko në shtëpi”, për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta. Ah, unë e zeza! Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tiranës, në rrugën e Elbasanit.

Por nanë zeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët. Qava dhe lotët për të s’mu thanë kurrë”, thuhet në materialin e publikuar nga Dingu.