osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detajet nga prova e mbajtur sekret që do të fundosë vrasësit e “21 janarit” në SPAK: Ja informacionet në duart e amerikanëve që do të çojnë në burg Sali Berishën!

Zbardhen detajet nga prova e mbajtur sekret që do të fundosë vrasësit e “21 janarit” në SPAK: Ja informacionet në duart e amerikanëve që do të çojnë në burg Sali Berishën!

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka folur për dosjen e “21 Janarit”, e cila tashmë do do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pasi Gjykata e Lartë kërkoi që SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Basha, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard në vitin 2011.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë. Pak kohë më parë zoti Hoxha publikoi një audio të drejtuesve të Gardës së Repubikës në 21 janar 2011, koha kur ndodhi vrasja e 4 shtetasve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u plagosën 13 të tjerë.

Ndërkohë teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ai zbardh detaje nga prova e mbajtur sekret që do të fundosë vrasësit e “21 janarit” në SPAK, ndërsa flet edhe për informacione sekrete që janë në duart e amerikanëve që çojnë në burg Sali Berishës. Madje gazetari tregon edhe rrugën që do të ndjekë kreu i SPAK, Altin Dumani për të hapur “Kutinë e Pandorës” sa i takon masakrës së “21 Janarit”.

-Zoti Hoxha, do donim që të na jepnit pak më shumë detaje nga çfarë ke publikuar deri më tani për masakrën e “21 janarit”?

Vendimi i dhënë është ajo që ne prisnim që nga dita e parë që e kemi nisur këtë betejë ligjore. Qëllimi i kësaj iniciative që ne iniciuam ishte se pasi ishin ezauruar burimet dhe kishte humbur shpresa se ‘21 janari’ mund të gjykohej në mënyrë shteruese dhe të drejtë, e vetmja shpresë mbeti SPAK. Familjarët e Aleks Nikës ishin njerëzit më të dëmtuar sepse është vrarë me duar në xhepa dhe ishin sulmuar gjatë këtyre viteve.

Dihej se kush e vrau dhe nuk jepej drejtësi, sepse në këtë vend nuk funksiononte drejtësia. Ne zgjodhëm që ti drejtoheshim SPAK por ne i dinim pengesat që do kishim, por ‘21 janari’ nuk është çështje predhe që e çojnë në një vend në një tjetër, por nga ‘21 janari’ dhe pas shoqëria shqiptare duhet që të ketë një sjellje tjetër ndaj institucioneve të këtij vendit.

-Çfarë ka tjetër ajo kasetë?

E kam publikuar edhe audio atë kasetë pjesë të shkëputura, por se mendova se vendimi do ishte kaq i shpejt. Bashkëshortja e Aleks Nikës nuk është ndalur asnjë minutë nga lufta për të gjetur të drejtën, pavarësisht vështirësive që ajo ka pasur. Ajo kërkoi që çështja të shkonte në Strasburg dhe ajo çështje shkoj atje.

Çështjen nuk mund ta hetonte prokuroria e Tiranës, sepse ajo e pati dhe nuk po bënte asgjë. Unë e kam publikuar kasetën në datën 20 janar të vitit të kaluar. Kam publikuar tekstin dhe më pas kam nxjerr edhe audion dhe emisioni ku unë e publikova është sekuestruar, prokuroria e mori dhe mua më kanë thirrur për të dëshmuar.

Për 13 vite prokurorët e këtij vendi nuk guxuan që të thërrisnin Sali Berishën, Lulzim Bashën, Bamir Topin, Ina Ramën dhe shefin e opozitës Edi Rama. Kjo është një çështje politike dhe Strasburgu tha është krim shtetëror.

-Cilat janë ato që konsiderohen si prova të reja?

Unë e kam verifikuar vet materialin, me të dhënat dhe me pamjet filmike që kam pas në atë kohë. Kur kam provuar se ajo kasetë ka të dhëna sensitive dhe provon që vrasjet s’janë bërë si e ka dhënë vendimin gjykata që tha janë bërë nga pakujdesia, por janë vrasje me urdhër të bëra me armët e shteti, nga punonjësit e shtetit dhe me urdhër nga ata që kanë qenë në krye të shtetit.

Nuk e hetonte dot prokurorja e Tiranës që ka pasur çështjen sepse ajo nuk kishte as burimet, njerëzore dhe as burime logjistike dhe as vullnetin për ta bërë. Këtë e bënë vetëm SPAK. Atë regjistrim unë ja kam çuar babait të Aleks Nikës dhe me pas kemi kërkuar që çështja të shkonte në SPAK. Ata thoshin ne se hapim dot hetimin se nuk ka prova të reja, çfarë prova të reja duam më shumë ata, kaseta në vetvete është një provë e re.

Sot janë dy të vrarë pa autorë, sot autorë ka vetëm Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Myrtaj që është vrarë në krahun tjetër të bulevardit, është varë nga Andrea Prendi, pra kanë vrarë drejtuesit më të lartë të gardës. Pra atje nuk ka vrarë një njeri i thjeshtë, por drejtuesit më të lartë të Gardës. Çfarë elementi sillte kaseta? Për mua si gazetar ajo është një provë jashtëzakonisht e madhe që dëshmon se vrasjet janë bërë nga shteti.

Ne nuk ia vumë në dispozicion Strasburgut atë kasetë. Prokuroria, SPAK-u, duhet ta marrë atë sepse rrezikohet jeta e atij që ka bërë regjistrimin. Që ka regjistruar komandat sepse ata kanë folur në një kanal sekret, ka qenë një rreth i ngushtë personash që e kanë përdorur. Në SPAK për fatin e madh në drejtim erdhi Altin Dumani dhe ai është prokurori që ka mbrojtur çështjen për llogari të prokurorisë së krimeve të renda në Gjykatën e Apelit.

Konkluzionet që ai ka dhënë janë identike me pretendimet që kanë dhënë familjarët dhe kemi ne. Ai e njeh çështjen në detaje dhe duam që ta marr ai këtë çështje.

-Si implikohen Berisha, Basha dhe të tjerë persona që kanë qenë në zinxhirin drejtues?

Ne kërkonim që ata të japin deklarime për këtë çështje. Vendimi i gjykatës nuk është vendim fajësie, por detyron SPAK që ta hetoj. Ne duam ata që kanë qenë drejtues dhe kanë prishur provat dhe kanë prishur hetimin të merren në pyetje. Sot situata ka ndryshuar, sepse SPAK ka edhe mbështetje të madhe.

Për këtë çështje ka hetuar edhe FBI, që zyrtarët e lartë të shkojnë dhe të japin deklarime sepse kanë pasur informacione që ne edhe si dimë. Duam të dimë nga e mori vesh Berisha që në atë kohë pak orë pasi ndodhën vrasjet doli dhe tha që vrasjet janë bërë me çadra pistoletë? Të gjitha këto janë thënë për publikun sot marrin tjetër peshë sepse do thuhen para drejtësisë. Sot Basha dhe Berisha nuk janë bashkë. Sot të dy kanë mundësi të thonë se çfarë ka ndodhur.

Sot Rama që është në pushtet prej kësaj ngjarje, të na thotë se çfarë informacione ka pasur ai për ngjarjen. Presidenti i republikës po ashtu, çfarë informacionesh ka pasur ai, po prokuroria e përgjithshme. Ai regjistrim është një indicie që të çon drejt shumë provave dhe jep informacion se kush janë ata që janë marr me ngjarjen. Një pjesë e mirë e atyre që dalin aty s’janë më në llogore.

Berisha thotë komandanti i grupit të zjarrit është kryetar i Bashkisë së Burrelit, atëherë ai duhet që të thirret Agron Malaj. Por Berisha harron që kur erdhi PS në pushtet njeriu i parë që u hoq nga puna është Agron Malaj.

Gjykata e Strasburgut fajësoi shtetin, SPAK sot ka detyrë që të zbulojë përgjegjësinë që kanë pasur zyrtarët në atë kohë. Ne do të dorëzojmë materialet, kaseta nuk është dorëzuar dhe bëmë mirë që se dorëzuam sepse do shkonte në duar të gabuara dhe do të zhdukeshin provat. Ne na intereson hetimi.

-Ke deklaruar se serveri dhe kamerat që u zhdukën diku janë, sa shanse ka që të dalin?

Kjo është mundësi e mirë për ata që kanë informacion që ku ndodhen ato prova që ta çojnë SPAK drejt atyre provave. Nëse kryeministria nuk do të kishte fshirë kamerat dhe nuk do asgjësonin pajisjen që regjistron komandat që japin drejtuesit e gardës, ky regjistrimi që ne kemi sot nuk do të kishte vlerë.

SPAK sot ka mundësi që ti marr të gjithë një nga një. Ambasada Amerikane është përfshirë në hetime dhe ka dhënë kontribut dhe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe një pjesë e provave janë shqyrtuar në laborator amerikan.

Ato pamje që janë fshirë janë çuar në SHBA dhe ato pamje janë rikthyer sërish dhe sot që rifillon në SPAK hetimin do të ketë edhe mbështetje nga SHBA. Materiali që nxorëm synonim që edhe me mbështetjen e SHBA që inicioi reformën sepse për këtë u ngrit SPAK që të hetoj zyrtarët e lartë dhe u ngrit për të hetuar ngjarjet simbol, si janë ‘21 janari’, ‘Gërdeci’ dhe ‘inceneratorët’”.